Ballina Aktualitet Letër drejtuar Presidentes së Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani! – Nga...

Letër drejtuar Presidentes së Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani! – Nga MSc. Adem Lushaj, drejtor i Shoqata e Intelektualëve të Pavarur në Deçan

 

Presidente: Manastiri ruhet nga deçanasit. Sava Janjiq, është nxitës i urrejtjes!

E nderuara presidente!

Fillimisht, më duhet ta themi se jemi të befasuar për të mirë me reagimin tuaj që e keni shprehur, së bashku me Kryeministrin Kurti, rreth vlerësimit të EUROPA NOSTRA, ku e vendosin manastirin e Deçanit, në mesin e shtatë monumenteve më të rrezikuara në Evropë. E themi të befasuar ngase nuk jemi mësuar që të kemi nga Presidentët apo Kryeministrat tjerë, reagime të këtij niveli, duke qenë në krahë të së vërtetës dhe të qytetarëve të Deçanit. Reagimi juaj ndaj të pavërtetave të politikës serbe dhe kishës ortodokse serbe, e në veçanti të atyre që janë “pjellë” e Sava Janjiçit, është reagim për të vërtetën dhe për të ardhmen e përbashkët!
Letra juaj që ua keni dërguar anëtarëve të Bordit të Federatës paneuropiane EUROPA NOSTRA, duke demantuar gënjeshtrat e Sava Janjiqit, demantime të argumentuara, është në përputhje me realitetin dhe qëndrimet e deçanasve. Me këtë rast, do ua prezantoj disa nga të bëmat e kreut të kishës ortodokse serbe dhe të Igumenit të manastirit të Deçanit, Sava Janjiq.

– Është djegë objekti i Fabrikës së mjaltit APIKO nga klerikët, mu në afërsi të pikës së kontrollit të KFOR-it (këtë e dijnë mirë policët e Kosovës që ishin në rast hetimi).
– Është rrënuar shtëpia e një familjeje malazeze, mu në afërsi tëpikës së kontrollit të KFOR-it.
– Është rrënuar shtëpia e një familjeje rome, mu në afërsitë pikës së KFOR-it, ngjitur me shtëpinë e familjes malazeze.
– Janë pre pemët në pronën e APIKO-s, mu në afërsi të pikës së kontrollit të KFOR-it, bile gjatë kohës kur Gjykata Kushtetuese kishte vendos masën e përkohshme.
– Është vjedhë dhe shkatërruar hoteli ILIRIA, që ishte nën mbikëqyrjen e forcave paqeruajtëse.
– Është duke u mbajtur e uzurpuar Pushimorja e fëmijëve dhe të rinjve “Pishat e Deçanit”, që nga viti 1999, e që ishte njëri ndër resursit kryesor të zhvillimit të Deçanit.
– Është ndërtuar muri me gjemba përreth manastirit, edhe pas vendimit për pranim të këtij monumenti në UNESCO.
– Është ndërtuar objekti me dhoma banimi (konaqet), brenda mureve të manastirit, edhe pasi është pranuar në UNESCO.
– Është ngrit kompleks i fabrikave brenda mureve, për përpunimin e produkteve të qumështit, mjaltës, drurit,…pas pranimit në UNESCO.
– Është mbyllë pishina e notit në të cilën dikur mbaheshin gara në not, çka edhe dyshojmë se mund të ketë kufoma brenda saj.
– Është penguar investimi në burimin e ujit mineral natyral GUSHAVCI, që është uji shërues dhe resurs turistik.
– Është ndërtuar hidrocentrali DEÇANI, që është në kundërshtim me Ligjin për Zonat e Veçanta të vitit 2008, neni 5.
– Është marr prona publike e APIKO-s me vendime politike gjyqësore dhe pa nënshtruar procesit të privatizimit.
– Është marr prona publike e hotelit ILIRIA, me vendimetgjyqësore politike dhe pa iu nënshtruar procesit tëprivatizimit, e as kompensimit të punëtorëve, sipas vendimit të Qeverisë së Serbisë të vitit 1997.
– Është degradue shtrati i lumit nga punimet për futjen e tubave të ujit për furnizim të hidrocentralit DEÇANI.
– Është mbyllë rasti i shkrimit të grafiteve pa asnjë rezultat, ngase dyshimet janë se ishin të shkruara nga vet klerikët.
– Është degradue pjesa e epërme e rrugës në Grykën e Deçanit, nga punimet në futjen e tubave të ujit për ta furnizuar hidrocentralin DEÇANI.
– Është penguar lëvizja e lirë e makinave, ngase janë mbi 16 pengesa rrugore të vendosura, të cilat ta mërzisin vozitjen dhe prishin makinat.
– Manastiri është duke ujitur tokat pa asnjë kompensim dhe pa leje të Kompanisë “Lumi i Bardhë”.

E nderuara presidente!

Përkundër gjitha këtyre të bëmave, dëshirojmë ta rikonfirmojme se për deçanasit, manastiri është objekt fetar dhe kulturor i ruajtur gjithmonë nga popullata vendase, sikurse që po ruhet edhe tash!

Me respekt,
MSc. Adem Lushaj, drejtor i Shoqata e Intelektualëve të Pavarur në Deçan