Ballina Aktualitet ALI DACI I RROZHAJËS – KRYEREDAKTORI I “GAZETA E ALPEVE” PËR MALIN...

ALI DACI I RROZHAJËS – KRYEREDAKTORI I “GAZETA E ALPEVE” PËR MALIN E ZI E SANXHAK, SHTROHET URGJENT NË SPITALIN E PEJËS

 

Ali DACI është publicist, analist, studiues, veprimtar politik e shoqëror, nga Rrozhaja në Malin e Zi; Kryeredaktor i “Gazeta e Alpeve” për Mali i Zi e Sanxhak; Drejtor i Manifestimit Tradicional Kulturor PanShqiptar “Ora e Maleve” (XII) në Rrozhajë; Nënkryetar i Shoqatës Kombëtare “Kosova për Sanxhakun”; “Qytetar Nderi” i Pejës në Kosovë; nënkryetar i të pares parti shqiptare-LDSH në Malin e Zi; i dekoruar nga Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta me Urdhrin e lartë “Naim Frashëri të Artë”; autor me libra poetik, studimor e publicistik si monografia “Shtigjet e Përgjakura”, vëllim me poezi “Shtigjeve të rinisë”, etj., i nderuar dhe me disa cmime (ndër)kombëtare, sikurse me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, me Cmimin e lërtë “Pena Alpine”- nga “Gazeta e Alpeve”.
Ali DACI, mbramë, nga Spitali i Përgjithshëm i Pejës, mbas një përmirësimi të shëndetit, mundi të shkruaj këtë status në faqen e tij në FaceBook: “E nderuara miqësia ime! Nga e hëna ku urgjentisht u shtrova në spitalin e Pejës në repartin e kirurgjisë, ku me ndihmën e personelit mjeksor gjendja ime shëndetësore po stabilizohet. U diagnostifikova më gur në idhezë ( tamth) ku pritet edhe nderhyrja kirurgjike. Më ndihmën e Zotit dhe mjekëve shpresoj të kalojë edhe këtë sfidë”.
“Gazeta e Alpeve”-gazetë Rajonale-PanShqiptare-NdërBallkanike (Shqipëri-Kosovë-Mali i Zi-Sanxhak-Lugina e Preshevës-Maqedoni e Veriut) ka lutjen e saj mirësore ndaj autoriteteve lokale të Rrozhajës e të Rajonit të Pejës e të Gjakovës, ndaj shtetit të Malit të Zi e të Kosovës; i drejtohemi me lutje të vecantë edhe Ministrit të Shëndetësisë së Kosovës, z. Arben Vitia, që të shfaqin interesimet e tyre për gjendjen e përgjithshme e të vecantë shëndetësore të z. Ali Daci – ndër personalitetet e shquara me kontribute ndaj Kombit Shqiptar.
“Gazeta e Alpeve”- Bordi Botues, Redaksia, Rrjeti i Kordinatorëve e Bashkëpunëtarëve të saj, gjen rastin e mirë të faleminderoj përzemërsisht Spitalin e Përgjithshëm të Pejës për kujdesin e treguar ndaj z. Ali Daci – kryeredaktorit të gazetës tonë për Malin e Zi e Sanxhak dhe lutemi Zotit që miku ynë i cmuar, në këto kushte të vështira të pandemisë së përgjithshme e situatës emergjente në Kosovë, ta kapërcejë këtë gjendje të rënduar shendetësore dhe vecmas problematikën me gurët në tëmth e operacionin e pritshëm në repartin e kirurgjisë të Spitalit të Përgjithshëm të Pejës.
Ju bëjmë me dije se z. Ali Daci në kushtet aktuale e ka të këshillueshme e të miren më të mundshme komunikimin me mjete e mënyra telefonike (WhatsApp, Viber, sms, Messenger), Facebook, etj. dhe -në vazhdim, ditë pas dite, do t’iu bëjmë me dije në profilin tonë “Gazeta e Alpeve” në Facebook për ecurinë e gjendjes shëndetësore të z. Ali Daci – njiherit dhe kryeredaktor i “Gazeta e Alpeve”.

Shoqata “Atdhetare Malësia” me qendër në Shkodër, me kryeorganizator z. Ilmi Kurti, me datën 10 prill 2021, ora 10.00, promovon në Hotel Europa në qytetin e Shkodrës librin ” Shtigje të Përgjakura” të autorit nga Rozhaja Ali Daci, ku në pamundësi të pranisë së mikut tonë të cmuar e të nderuar Ali Daci në këtë event letrar, do të jemi të pranishëm edhe Ne-Miqtë e tij të “Gazeta e Alpeve”, nga Bordi, Redaksia e Kordinatorë të saj, nga Tirana e Prishtina, nga Tuzi e Ulqini, nga Gjilani e Istogu, etj. që promovimi të jetë sa ma i mrekullueshëm.

RAMIZ LUSHAJ

Tiranë, 9 prill 2021, Ora 10.O0