Përbërësit:
- 2 kungulleshka të mëdha
- 2 vezë
- 2 qepe te njoma
- 250 gr miell
- djathë të coptuar
- kripë dhe piper i zi
- majdanoz
- pluhur për ëmbëlsira
Hapat:
- Kungulleshat i grini në rende dhe i kriposni.
- Pas 10 minutash kullojani mirë tepricën e ujit.
- Shtoni qepen e grirë në rende, pastaj djathin, vezët, majdanozin, miellin, pluhurin e ëmbëlsirave dhe pak piper.
- Tërë këtë masë përzieni mirë dhe fërgojeni në tigan në vaj të nxehtë.
- Bëni gati petullat dhe vendosni në salveta që teprica e ujit të kullohet, pastaj qitni djathin e grirë në rende.
- Mund t’i servirni me ajkë apo jogurt. /Kuzhina Shqiptare/