Katy Perry dhe Orlando Bloom u bënë prindër në gusht të vitit të kaluar, dhe që prej atëherë përpiqen të shijojnë sa më shumë momente të bukura në familje me njëri tjetrin dhe vogëlushen e tyre, Daisy Love.
Katy është një prej artisteve më të vlerësuara në botë, dhe nëse më parë njihej edhe për veshjet e saj ekstravagante, që kur është bërë nënë ajo mban rroba shumë të thjeshta e ndonjëherë, duket skur është edhe e vështirë për t`u identifikuar.
Së fundi, së bashku me partnerin dhe vajzën ishin në plazh. Teksa aktori nuk ngurron të tregojë trupin e palestruar, Katy qëndroi me fustanin e saj të gjatë e të lirshëm.
Ndërsa ajo që ra shumë në sy ishte sidomos vajza e tyre, e cila është tepër e shëndetshme, e madje shumë i komentuan këmbët e saj “me rrathë”.
Vetë këngëtarja ende nuk i ka hequr të gjitha kilogramet e tepërta që mori pas shtatzanisë, por nuk duket e shqetësuar nga kjo.