Nxehti i verës u dorëzua freskisë
vërshuan dritëzat e para të epshit
ngrohtësia e qetësisë u fut në gjoksin tim
nuk di
ndjenjë është, apo dashuria e ftuar?
Posi marimanga u tokëzove në fole
ndërtove kështjellën e mirësisë
rrezet e të bukurës jetë
më dhurove pa pyetur për të kaluarën
venave të gjakut udhëtove
pastrove shtigjet e mëkatarisë
zmbrapse egon tim të smirëziut
mbolle sinqertësinë e natyrës.
*
Kthjellur, pendim kërkova
gjynjëzuar të premtova besnikëri
bukurinë tënde përqafova
modestinë, thjeshtësinë unë robërova.
*
…zbute arrogancën time duke drejtuar ujërave të kënaqësisë
mësova durimin
tani
i yti jam, jam rob i çiltërsisë
poet që nuk xhelozon
mashë
që në zjarr do futem
posi rrebeshi do vërshoj të mirën
pashuar do udhëtojmë
deri në fund të rrugë-jetës
unë besnikëri do DHUROJ dashurisë…
Vargje poetike
E./di