–Në kuadër të Aksionit për “Gjakovën e Pastër”
Shoqata “Skivjani” në Zvicër është vënë në dijeni se Komuna e Gjakovës edhe këtë vit ka shpallur të hapur aksionin për “Gjakovën e pastër”.
Duke marrë shkas nga ky aksion i ndërmarrur nga Komuna e Gjakovës, Shoqata “Skivjani” fton Këshillin e fshatit, qytetarët e Skivjanit, shkollen e mesme të ulët dhe të gjithë të rinjtë e të rejat e fshatit tonë, që të organizuar ta bëjnë në tërësi pastrimin e fshatit tonë të bukur e të dashur.
Po ashtu Shoqata “Skivjani” fton të gjitha bizneset e fshatit, edhe ato të mërgatës, që të bëhen pjesë e aksionit në fjalë, për “Skivjanin e pastër”.
Shoqata “Skivjani” po e diskuton pjesmarrjen e vet me Këshillin Lokal në Skivjan, për të participuar në pastrimin dhe mirëmbajtjen e fshatit tone nga ana financiare.
Të nderuar qytetarë të Skivjanit, në Skivjan dhe në Mërgim:
Shoqata jonë, kryesia e saj, kërkon nga të gjithë njerëzit vullnetmirë në Skivjan që përpos punës së tyre individuale, të vëjnë në shërbim të këtij aksioni edhe mjetet motorike që janë të nevojshme për pastrimin e hapësirave publike në Skivjan.
Nga mërgimtarët kryesia e Shoqatës “Skivjani” kërkon që pa u vonuar ta kalojnë në fondin e Shoqatës antarësinë për vitin2021, që pastaj Shoqata “Skivjani” të mund ta mbështesë jo vetëm pastrimin e fshatit, por edhe mirëmbajtjen e tij.
Duke u bërë bashkë edhe qytetarët e Skivjanit që do të bëjnë pastrimin e fshatit të tyre, kurse mërgimtarët e Skivjanit duke paguar antarësinë e tyre për vitin 2021 atëherë të gjithë së bashku do të bënim edhe nji punë të mirë për veten dhe vendin tonë!
Na priftë e mbara!
KRYESIA E SHOQATËS “SKIVJANI”
Bashkim KASUMAJ
Kryetar i Shoqatës
____
Zürich, 07.04.2021