Ballina Shëndet Alergjitë në pranverë…

Alergjitë në pranverë…

Stina e pranverës, bashkë me gjelbërimin dhe bukuritë shumëngjyrëshe që e karakterizojnë, sjell me vete një sërë problemesh, të vogla në dukje, për ata persona që kanë patur “fatin” të trashëgojnë disa gene alergjike nga prindërit e tyre.
Alergjitë janë të shumëllojshme, duke nisur që nga alergjia ajrore, alergjia ushqimore, dermatitet alergjike, ku futen dermatitet alergjike të kontaktit, që e hasim kryesisht tek fëmijët që lindin me rjebull.
1-Alergjia ajrore është alergjia që vjen nga pluhuri, poleni i pemëve, lagështia, myku, si dhe nga kafshët shtëpiake.
2-Alergjia ushqimore vjen nga ushqimet e ndryshme dhe diagnostikohet mbi 1 vjeç si moshë, me ushqimet e para që merr fëmija.
3-Dermatiti alergjik i kontaktit është më i shprehur tek ata që punojnë në parfumeri, parukeri, persona që janë në kontakte të vazhdueshme me detergjentë si llakra, bojra etj. Ky lloj dermatiti vjen si pasojë e përdorimit të nikelit, i cili është i prekshëm, p.sh. nëpërmjet bizhuterive dhe i lëngshëm nëpërmjet frutave të thata, përdorimit të birrës, apo disa ushqimeve që kanë përmbajtje të lartë nikeli si: domatja, spinaqi, lulelakra dhe sallata.