Ballina Personazh Kim Kardashian West, zyrtarisht miliarderja më e re në botë

Kim Kardashian West, zyrtarisht miliarderja më e re në botë

 

Kim Kardashian West i është bashkuar grupit të miliarderëve, sipas Forbes.

Pasuria e saj neto arriti 1 miliard dollarë (720 milion £) falë kompnaisë së saj të kozmetikës dhe veshjeve, si dhe të ardhurave nga televizioni dhe investimeve, thotë revista e biznesit Forbes.

Ajo tani është një nga 2.755 figurat në Listën e Miliarderëve të Botës të Forbes. Themeluesi i Amazon Jeff Bezos kryeson listën me një vlerë neto prej 177 miliardë dollarësh, raporton BBC.

Amerikanët e tjerë të shtuar gjatë vitit të kaluar përfshijnë themeluesin e aplikacionit për takime Bumble Ëhitney Ëolfe Herd (1.3 miliardë dollarë), regjisorin Tyler Perry (1 miliard dollarë) dhe Miriam Adelson (38.2 miliardë dollarë), e veja e manjatit të kazinosë Sheldon Adelson.

Ish-burri i Kim Kardashian, Kanye West është tashmë në listë (1.8 miliardë dollarë) por motra e saj, Kylie Jenner, u hoq majin e kaluar nga Forbes. Revista pretendoi se familja e Kylie-t, kishte fryrë vlerën e biznesit të saj të kozmetikës.

Forbes llogariti që vlera e 40-vjeçares ishte rritur në 1 miliard dollarë nga 780 milion dollarë në tetor falë aksioneve në biznesin e kozmetikës KKW Beauty dhe kompaninë e veshjeve të formave Skims.

KKW Beauty u lançua në 2017 dhe Skims vetëm dy vjet më parë pasi emri fillestar i markës Kimono u hoq pas akuzave për përvetësim kulturor.

Zonja Kardashian West shiti 20% të KKW Beauty gjigandit të kozmetikës Coty vitin e kaluar për 200 milion dollarë, në një marrëveshje që vlerësonte biznesin në 1 miliard dollarë.

Projekti i saj më i fundit Skims ofron të brendshme dhe rroba shtëpie në stilin minimalist dhe ka rezultuar i suksesshëm gjatë periudhës së punës nga shtëpia.