Ballina Aktualitet HELM KOMUNIST QË VAZHDON TË DERDHET NË MËNYRË TË SHPIFUR ME QËLLIME...

HELM KOMUNIST QË VAZHDON TË DERDHET NË MËNYRË TË SHPIFUR ME QËLLIME TË PARAMENDUARA

 

Nga Shpetim AXHAMI – Kryetar i PLL të Shqipërisë
Sot në 82 vjetorin e pushtimit fashist kanali televiziv fashist i 2021 Top Channef hedh vrerë dhe deformon historinë e fakteve të vërtetuara tashmë se si u pushtua Shqipëria nga Italia fashiste dhe rezistenca që bëri Mbreti Zog I ndaj presioneve të atehershme.
Shkurt Mbreti Zog u detyrua të largohet si gjithë mbretërit e vendeve të pushtuara për efekt sigurie me vendim parlamenti me datë 9 Prill e jo me datë 7 Prill si benjaminët e byrosë politike vazhdojne të shpifin.
Ahmet Zogu kurrë nuk e shperndau qeverinë e Tij edhe ne egzil, por mbajti lidhje gjate LDB me Abaz Kupin per rezistence ndaj pushtuesve.
Pas LDB me pushtimin komunist Mbreti Zog I të gjithë potencialin e vet me Oborrin Mbretëror e vendosi në shërbim të sensibilizimit në lidhje me vuatjen e popullit nën diktaturën enverferriste dhe në shërbim të interesit të kombit shqiptarë.
Nuk ja vlen të zgjatesh me këto të shpifur në lidhje me shpifjet që bëjnë pasi vetë historia e ka vërtetuar me fakte që po pasurohen akoma çdo ditë se kush ka qenë Ahmet Zogu.
Kjo behet me paramendim në një kohë kur shqiptarët gjithnjë e më shumë po kërkojne kthimin e formës regjimit si më besues për atë që ka bërë për kombin tonë.
Kjo ka lidhje edhe me fushatën aktuale elektorale ku votat e zogisto-legalistëve dihet se do të jenë ndëshkuese për bijtë e komunizmit.