Keith i bëri propozim virtual Adrianës.
Aktorja dhe deputetja Adriana Matoshi tash e një kohë po e shijon lidhjen e dashurisë me Keith Groeneveld.
Prej kur e bënë publike lidhjen, dyshja janë pothuajse çdo herë të pandarë, ndërsa duken të lumtur pranë njëri-tjetrit.
Madje, duket se çifti kanë vendosur që të marrin një hap tjetër në lidhjen e tyre e që është fejesa.
Adriana postoi një fotografi në Instagram, në të cilën ajo iu kundërpërgjigj gjithë atyre që e kritikuan për moshën.
Në mesin e komenteve të shumta nuk mungoi as ai nga Keith, ku vendosi një unazë me emoji dhe një pikëpytje.
E gjithë kjo ishte në formë të një propozimi virtual për fejesë, ndërsa përgjigja e Adrianës ishte “Po”.
Ndryshe, Adriana Matoshi në zgjedhjet e fundit fitoi një karrige të deputetes në Kuvendin e Kosovës, nga radhët e Vetëvendosjes.