Një ndër udhëzimet e UEFA-s dhe presidentit Ceferin për sa i përket Europianit 2020 (që do të zhvillohet gjatë kësaj vere) ka të bëjë me rikthimin e tifozëve në stadiume.
Për këtë i duhet marrë leje qeverive të vendeve ku do të zhvillohen ndeshjet.
Agjencia e lajmeve ANSA bën me dije se shteti italian ka dhënë miratimin e vet për të lejuar tifozë në stadiume në Kampionatin Europian, që do luhet në verë.
Në Itali do të jetë “Stadio Olimpico” në Romë që do presë dy ndeshje grupesh dhe një ndeshje çerekfinale dhe në stadium do të lejohet një numër i caktuar tifozësh.