Ballina Aktualitet Qeveria e Maqedonisë së Veriut: Prej nesër orë policore nga ora...

Qeveria e Maqedonisë së Veriut: Prej nesër orë policore nga ora 20:00

 

Pas përfundimit të seancës së caktuar për në ora 13:00, para mediave është paraqitur kryeministri Zoran Zaev, ministri dhe zëvendësministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe Ilir Hasani dhe kryetari i Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, Zharko Karaxhoski.

Me këtë, Zaevi ka konfirmuar, se ora policore do të fillojë në ora 20, duke nisur nga nesër.

“Në seancën e sotme sollëm vendim për masa shtesë për mbrojtje të shëndetit të publikut. Informacionet e reja tregojnë se lloji britanik ka marrë më shumë nga ne. Me këtë lloj po lufton edhe rajoni dhe Evropa”, tha Zaevi, transmeton TV21.

“Numri i të infektuarve të rinj, po rritet. Numri i viktimave, rritet. Derisa tani punëtorët shëndetësore janë të ngarkuar, por tani janë të stërnguarkuar edhe kapacitetet spitalore. kjo është ngarkesa më e madhe që e ka pasur shteti që nga fillimi i pandemisë”, tha Zaevi.

“Qeveria solli masa të reja restriktive. E para, kufizim të lëvizjes nga ora 20:00 deri në ora 05, duke filluar nga dita e martë, 5 prill 2021”, tha Zaevi.

Kjo vjen, pasi sot Shtabi i Krizës dorëzoi propozim deri te Qeveria, ndërkaq Komisioni për Sëmundje Ngjitëse këto masa i ka propozuar shumë kohë më parë.