Nga Agron SHABANI
Nuk ishte problemi tek ndryshimi i kodit ose ligjit zgjedhor në rastin e shantazhit, komplotit dhe bojkotimit të të ashtuquajturës opozitës kosovare-ndaj çdo formule ose platforme reformatore ose restauratore që vjen nga ana e Kryeministrit të Kosovës, z. Albin Kurti dhe bashkëpunëtorëve të tij. Madje, as zgjedhja ose votimi i znj. Vosa Osmani për Presidente të Kosovës. Promblemi është dikund tjetër. Tek politikanët ose klikat e korruptuara, kriminalizuara dhe trafikuara (kontrabanduara) në të gjitha hallkat ose zinxhirët e mundshme të shtetit, pushtetit, parlamentit ose politikës kosovare, si dhe tek punëdhënësit ose padronët e tyre të jashtëm, të cilët në figurën ose personalitetin reformator dhe enërgjikë të Albin Kurtin, ose Presidentes Osmani, e shohin fundin e tyre. Gjegjësisht, fundin e karierës (pushtetit), krimit të organizuar, prostitucioit politik ose kadrovik, komplotit, shantazhit, trafikut ose kontrabandës së njohur shumëvjeçare në shtetin, pushtetin ose politikën kosovare.
Kryeministri Kurti dhe Presidentja Osmani, si duket, janë të vendosur për t’i shkuar deri në fund asaj lufte të rëndë që i ka pllakosur dhe mjeruar aq shumë popullin, shtetin dhe politikën kosovare. Thuhet se vetëm në Kosovë ose rajon (Ballkan)-nën patronatin ose kujdestarinë e nëntokës politike dhe prapolitike, qarkullojnë me tepër se 3 milard euro ose dollar amerikan të pista (të pashpërlara) dhe pa mbulesë.
U mor vesh se jeta, vepra dhe kariera e njohur shkencore, intelektuale, kulturore, institucionale, politike ose diplomatike, nuk janë vetëm imitim (mimesis) ose riprodhim i thjeshtë i ligjëve të njohura jetësore, natyrore ose ordinare, por një gërshetim, sintezë ose simbiozë e hollë dhe tepër e thellë në mes metafizikës së moralit, fenomenologjisë së natyrës si dhe fenomenologjisë së shpirtit, shtetit, popullit (kombit), shoqèrisë dhe intelektit të lartë njerëzorë ose qytetar. Filozofia politike rindërton dhe eksploron, përmes analizës së të gjithë elementeve, mjedisin, konceptimin e jetës dhe vlerat e larta shkencore dhe humaniste nga të cilat lindin veprat madhore, sublime ose relevante. Intelektuali politik, apo lideri i rafinuar, intelektual ose intelegjent, janë misionarë, filozof, arkitekt, instruktor dhe kundrues të specializuar dhe kompetent të politikës reale, ideale, racionale, materiale, dialektike ose ekzistencialiste që e njohin atë, dhe ia dalin të kuptojnë tërësinë ose kompleksivitetin e problemit.
Në këtë kontekst të suspektshëm dhe dubioz, duhesh të keshë forcën dhe guximin e njohur qytetar dhe politik për t’i vërejtur, qortuar, kritikuar ose kundërshtuar hapur ose publikisht nihilizmin modern ose bashkohor së bashku me ikjen e “botës moderne” ose “bashkohore” në Kosovë, Shqipëri dhe gjithadej, nga narrativi dhe diskursi global ose universal në retorikën, oratorinë ose frazeologjinë dogmatike, demagogjike, hipokrite, reaksionare ose anakronike që kanë për qëllim bartjen, relativizmin dhe reduktimin ekstrem të vlerave, resursëve dhe kapitalit të gjithëmbarëshem shtetror dhe nacional në një qark ose rreth të ngushtë vicioz ose biocenoz të atyre që me mjete (linçuese, policore, ushtarake, politike etj.) i justifikojnë qëllimet e tyre. Dhe, kjo pikërisht përmes një koncepti esencialist ose substancialist në kuptimin e liderit ose politikanit si ‘cityoen’ ose ‘burgeros të lartë’ose dominant dhe absolutist mbi të tjerët, tek i cili, duhet të pajtohen edhe dimensioni i tij i veçantë ose specifik, edhe dimensioni i përgjithshëm global ose universal në kontekstin njohur shtetror dhe nacional. Sepse, personi ose individi, sipas tyre vërtetë mund të bashkohen me ta ose me ata që janë atje dikund “lartë”, vetëm duke e njohur dhe pranuar frymën e autoritetit, pushtetit, identitetit, individualitetit, ekskluzivitetit, autenticitetit dhe integritetit të tyre suprem ose absolut.
Ndonëse, politologjia, filozofia, sociologjia dhe psikologjia e përgjthshme analitike dhe ajo politike, pos tjerash, na mësojnë ose bëjnë të ditur edhe mbi suficitët dhe deficitët e njohura intelektuale dhe profesionale si ato kognitive, gjuhësore ose linguistike, retorike, oratorike, strategjike, gjeopolitike, protokolare, diplomatike, akustike, semantike, semiotike, motorike, simbolike, komparative, analogjike, studimore, analitike, sociale, sociopolitike, sociopsikologjike, sociofilozofike etj. Ashtu siç i kemi edhe pëngesat ose vështirësitë e ndryshme si amnezioni dhe retardimi profesional ose politik, retardimi dhe munikacioni (munifikimi) mental ose psikologjik, semiotika ose semiologjia e mosbesimit ose skepticizmit individual dhe kolektiv në politikë të lartë ose diplomaci, fobia, paranoja, frika, depresioni, tensioni, sugjestioni, inkubacioni, demotivacioni, amnezioni, fataliteti, nebuloziteti, stupiditeti, debiliteti, poroziteti, fraxhiliteti, inkompaktibiliteti, invaliditeti fizik, mental (psikologjik), social, intelektual, profesional dhe kështu me radhë.
Me fjalë tjera: të kota ose fare boshe janë forca (fuqia), deshirat, vullneti, orvatjet ose përpjekjet (mundimet) e tyre sizifiane, hamletiane ose don kishotike, nëse Zoti, fati, shkenca dhe natyra janë kundër tyre.
U kuptua se politikani dhe diplomati i sotëm shqiptar ose kosovar, është prodhim (produkt), arketip dhe prototip i “borgjezisë skllavopronare ose feudalisto-politike” nga brenda, po aq sa është edhe prodhim (produkt), arketip dhe prototip i një “kauze” ose “ideologjie shtetrore dhe nacionale” që i zhvatet vazhdimisht llupès ose tutelës ligjore (juridike), materiale (finansiare), sociale, ekonomike dhe politike të “aristokracisë së lartë” industriale ose kapitaliste nga jashtë, prej nga ku shpërthejnë ose shpèrfaqen edhe skemat e ndryshme tè korrespondencave ose komunikimeve irealiste dhe surealiste midis politikës shqiptare (kosovare) dhe asaj botërore ose ndërkombtare.Tek ai natyra e shtetit, pushtetit dhe shoqërisë (sidomos kur flet ose kur flasin nëpërmjet subjektit komplesiv) bartet dhe transformohet në natyrën dhe karakterin e politikës ose pushtetit politik të personit ose individit. Edhe idetë dhe teoritë qèndrore të diskursit politik, përkthehen në kategori sociale ose societale. Përmes formulimëve, ideve dhe koncepteve determinante dhe paradigmatike, teoria etike dhe estetike paraqesin modelin paradigmatik të dialektikës politike, në kuptimin e puçjes ose bashkimit të popullit dhe shtetit me pushtetin. Kompetenca, ingerenca dhe “aftësia” e tyre si politikan, apo si lider institucional, konsistojnë në veçantinë e të qenit “misionar” ose ‘demiurg t’vetëm’ që ia dalin ose arrijnë të bashkojnë emocionet, ndjenjat, epshet, pasionet, dëshirat, dashuritë.., të bëjnë çlirimin e subjektit nga objekti ose anasjelltas. Sidomos aty ku ata mendojnë ose aludojn se i tejkalojnë detërat ose oqeanët e ndryshme të kohës, për të gjetur lidhjen organike, empirike ose dialektike midis këtyre ose atyre elementëve, që përbëjnë atë që Marksi dhe Engelsi do e quanin dikur “gjëndje të mjerueshme ekzistencialiste të qenies njerëzore ose politike.”
Ndërkaq, politologjia ose shkencat politike, e shohin me dyshim çdo lloj konceptimi të politikës, apo kulturës shtetrore, nacionale, institucionale ose politike që harron origjinën e vet të korruptuar dhe deligjitimuar tek pabarazia sociale, qytetare dhe politike.
Formulimi i një teorie dialektike të kulturës shtetrore, nacionale, konstitucionale, institucionale ose politike, si dhe jetës materiale ose ekzistencialiste, me mohimin ose negacionin e dallimëve evidente ose ekzistuese, të duket sa absurd, po aq edhe abstrakt. Sidomos aty ku midis stimujve ose motiveve të kritikës së kulturës shtetrore, nacionale, institucionale ose politike, një vend të veçantë zë motivi i gënjeshtrës. Ku edukata dhe kultura politike dhe diplomatike, paraqesin imazhin e një shoqërie njerëzore, qytetare ose politike që nuk ekziston fare. Duke i mbuluar, disajnuar, valorizuar dhe glorifikuar kushtët dhe rrethanat materiale dhe ekzistencialiste.
Aty ose atje pra, ku çdo gjë që është humane ose njerëzore, ngritet dhe lartësohet, dhe me veprimin e vet qetësues dhe ngushëllues, kontribuon duke mbajtur në jetë klikat, strukturat ose nomenklaturat e korruptuara dhe kriminalizuara pushtetmbajëse ose politike në emër të ekzistencës ose mbijetesës individuale dhe kolektive. Dhe, kjo është dogmatike, demagogjike, hipokrite, paradoksale, reaksionare dhe anakronike për kohën dhe botën e sotme moderne ose bashkohore. Për kulturën dhe demokracinë amerikane ose perëndimore-sidomos.
Në politikë të lartë ose diplomaci, zëvendësimi aparent dhe transparent i një modeli me një model tjetër, është në të vërtetë recidiv, “revizion” ose një riprodhim i po atyre marrëdhënieve themelore ose elementare që ruajnë sistemin ose regjimin e korruptuar, autoritar ose totalitarist në tërësinë e tij. Ndaj, duhet besuar dhe shpresuar se Vjosa Osmani, Albin Kurti dhe pushteti ose qevëria e re kosovare, mund t’i sherbejnë shoqërisë moderne ose bashkohore në esencën (substancën) dhe tërësinë e tyre. Nuk shkonë gjithëmonë me bërjen e politikës dhe diplomacisë shqiptare ose kosovare nga ana e hallave, tezëve, dadave, kusherinjëve, dajëve, tezakëve, nunave (kumbarëve) ose militantëve të ndryshëm paranormal ose parapolitik. Në politikën ose pushtetin kosovar, sipas një “logjike ose filozofie”borxheze, skllaopronare ose feudaliste, ata që kanë qenë lartë në pushtet, politikë ose diplomaci, gjithëmonë janë mirëmbajtur, ushqyer, pasuruar, ngritur ose promovuar nga ata që ishin ose janë me poshtë. Gjegjësisht, nga populli ose elektorati i manipuluar dhe duarthatë ose duarbosh.
Në epokën e re moderne ose bashkohore, politika e përgjithshme u ngritë ose transformua nga “Ars Prudentia” ose “Prudentia Regnativa” në “Virtus Prudentia”. Respektivisht, në aftësi dhe shkathtësi të mbajtjes së pushtetit me anë të mekanizmave ose instrumentëve të njohura administrative, juridike, represive, inkursive ose reperkusive etj.
Se këndejmi, po t’iu referohesh disa “gazetave kombtare” ose “mediave nacionale” në Kosovë dhe diasporë, apo liderëve ose politikanëve të ndryshëm kosovar që i hanë ose ndryshojnë përditë fjalët dhe qëndrimët e tyre, del se Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, duhet të vazhdojnë patjetër me “narrativin, kursin ose filozoinë politike dhe dipplomatike” të paraardhësve të tyre të ngritut, promouar ose trafikuar (kontrabanduar) në politikan, diplomat ose lider të lartë shtetror, nacional ose institucional.
Kosova dhe shqiptarët, është koha e fundit për të arritur dhe fituar diçka ose gjithëçka nga çdo gjë me forcat e veta. Dhe, jo duke shpotitur ose ngarendur të përulur dhe kokëposhtë pas mëshirës ose lëmoshës së huaj. Pa ua ditur gjërave ose ngjarjeve monumentale ose historike, vlerën dhe as kuptimin. Sidomos lirisë, heroizmit, patriotizmit dhe krenarisë së njohur atdhetare ose vendlindore./ASH/