Firmosëm sot formularin e kandidimit të dukurisë së “Kcimit të Tropojës” për “Representative List of Intangible Cultural Heritage of Humanity” (Lista Përfaqësuese e Dukurive të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale te Njerëzit) dhe dijebërjes së Xhubletës për në Listën e Dukurive në Rrezik (Urgent Safeguarding List).
Një moment i rëndësishëm për ruajtjen dhe transmetimin brez pas brezi, por edhe promovimin e trashëgimisë sonë kulturore përtej kufijve lokalë.
Faleminderit komuniteteve lokale që e propozuan dhe këmbëngulën, por edhe partnerit tonë “The AADF”, që na mbështetën për ta çuar përpara këtë nismë, që për ne është një mision.
Tiranë, 30 mars 2021
Skënder HAKLAJ – Mjeshtër i Madh, koreograf, studiues.
“…Miq dhe dashamirë të Kcimit:
Na qoftë për hajr! Kcimi e kaloi pragun e vështirë dhe hyri në auditorin e konsultimeve, analizave dhe deçizionit përfundimtar të specialistëve botërorë në UNESCO.
Past fatin e bekimin nga dora e Zotit! Amin!”
Tiranë, 31 mars 2021
Jaho BRAHAJ – Studiues i Etnografisë, Kulturës e Historisë.
“…Kjo është punë e lavdërueshme dhe një moment i rëndësishëm për ruajtjen dhe transmetimin brez pas brezi, por edhe promovimin e trashëgimisë sonë kulturore përtej kufijve lokalë.”.
Tiranë, 31 mars 2021