Ballina Aktualitet Presidenti i ri i Kosovës/ Pas Vjosa Osmanit zbulohet kandidati tjetër në...

Presidenti i ri i Kosovës/ Pas Vjosa Osmanit zbulohet kandidati tjetër në garë. Ja kur do të mbahet seanca

 

 

Nasuf Bejta do të jetë kandidati i dytë pas Vjosa Osmanit për postin e presidentit të Kosovës. Sanca për kryetarin e ri të shtetit pritet të mbahet ditën e premte.

Bejta garoi në zgjedhjet e 14 shkurtit nën siglën e Lëvizjes Vetëvendosje, ku mbante numrin 64, si përfaqësues i Iniciativës së Vjosa Osmanit. Në këto zgjedhje Bejta mori 5 mijë vota.

Më herët ai ka qenë kandidat i Lidhjes Demokratike të kosovës.  Bejta ka deklaruar se po kandidon për ta ndihmuar procesin, “që shteti të ketë institucione stabile”.

“Ky stabilitet është i mundshëm vetëm kur ta përmbyllim procesin me zgjedhjen e presidentit të vendit. Pra, unë po vihem në shërbim institucional për ta përmbyllë vullnetin e qytetarëve të shprehur më 14 shkurt. Për mua është nder që të jem në shërbim të interesit shtetëror. E ky vullnet konsiston që vendi të bëhet me president”, ka shkruar ai në Facebook.