Ballina Rajoni Ilmi Selami i reagon Hristijan Mickoskit

Ilmi Selami i reagon Hristijan Mickoskit

 

Zv drejtori i entit shtetëror për statistikë Ilmi Selami i ka reaguar kryetarit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski reth regjistrimit të diasporës, njofton Aktuale.mk

Më poshtë mund të lexoni reagimin e Selami t

R e a g i m

Në Ligjin për regjistrim është fare qartë e shkruar se edhe popullata mbrenda shtetit edhe ajo jashtë në diaspore REGJISTROHEN.
Dhe këto dy grupe të popullsisë së regjistruar e përbëjnë NUMRIN E PËRGJITHSHËM TË TË REGJISTRUARVE.
Deklaratat e tilla të Mickovskit që i përsërit si refren politik se gjoja REGJISTRIMI I DIASPORËS na qenka “evidentim” e jo regjistrim i vleresoj më shumë si sallto politike në funkcion të zgjedhjeve të ardhshme lokale dhe ajo që është më e rëndësishme, kanë për qëllim përhapjen e propagandës dhe hutisë e cila do të DEMOTIVONTE Diasporën tonë që të vazhdojë me po të njëjtin vrull të regjistrohet.
Une besoj dhe jam i bindur se kjo vetem se do t’a motivojë edhe më shumë Diasporën tonë që të regjistrohet për t’i përdëftuar Mickovskit dhe sojit të tij se ne jemi gjallë, jemi këtu edhe pse ai nuk dëshiron të na sheh!