Ballina Rajoni Grubi për Mickoskin: Ligji e demanton në tërësi

Grubi për Mickoskin: Ligji e demanton në tërësi

 

Ligji është i qartë dhe ai e demanton, kështu e ka vlerësuar zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi deklaratën e liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ku thotë se, “diaspora evidentohet”.

Ligji është i qartë dhe s’ka asnjë mundësi për ekuivoke e as për interpretime të dyfishta. Diaspora është pjesë e jona, numërohet, është pjesë e popullatës së përgjithshme dhe pikë. I madh e i vogël të regjistrohet. Çdo gjë tjetër është propagandë e imtë e politikës ditore për për përfitime të çastit”, tha Grubi për TV21.