Ballina Aktualitet Dr. Bujar Leskaj takim me të rinjtë që votojnë për herë të...

Dr. Bujar Leskaj takim me të rinjtë që votojnë për herë të parë në Vlorë

 

 

Zhvilluam në Sallën “Ismail Qemali”, pranë Shtabit Qendror të PD një takim me të rinj, të cilët votojnë për herë të parë.
Në një sallë të mbushur plot me të rinj e të reja, të cilët e gjejnë veten tek programi i Partisë Demokratike përcollëm mesazhin e fitores në 25 prill.
Në fjalën e saj kryetarja e FRPD, Sara Bodo ka falenderuar të rinjtë për pjesëmarrjen e tyre dhe angazhimin e tyre për pjesëmarrjen në një proces kaq të rëndësishëm në jetën e tyre, siç është votimi. Dhe vota e tyre në këto zgjedhje merr rëndësi të veçantë.
Kryetari i degës së PD, Genc Deromemaj, ka falenderuar të rinjtë dhe është shprehur se me shpirt e ndien veten ashtu si ata, plot vrull e energji, plot shpresë e besim për fitoren.
Deputetja Nada Meçorapaj është shprehur se në vrullin, shpresën dhe optimizmin që sheh në sytë dhe fytyrat e të rinjve, shikon Shqipërinë e re, shikon fitoren në 25 prill, shikon Ndryshimin.
Falenderova të rinjtë votues për herë të parë dhe u shpreha vlerësimin tim për zgjedhjen e tyre.
Rrugëtimi im bëhet më i bukur kur atij i bashkohen të rinjtë. E sotmja kërkon energjinë e tyre! E ardhmja ka fytyren e tyre!
Besoj fuqimisht se ndryshimi do të vijë përmes angazhimit të të rinjve. 25 prilli është një çast i rëndësishëm ku rinia me votën e përgjegjshme vendos për fatin e saj, për fatin e familjeve dhe gjithë Shqipërisë.
Partia Demokratike ju bën një apel: “Shiheni të ardhmen tuaj në Shqipëri! Shqipëria do të ndryshojë! Partia Demokratike në pushtet do t’i realizojë angazhimet, por edhe ju të kërkoni për gjithë ekipin e PD nesër në pushtet të bëjë realitet Ndryshimin!
Arma jonë në përballjen me të keqen sot është Vota! Me Votë ndëshkoni të gjithë ata që në këto 8 vite ju kanë tallur e nëpërkëmbur, që ju kanë larguar, ju kanë vrarë shpresën!”
E reja Dea Cakrani, e cila ka studiuar jashtë tha se është kthyer në Shqipëri për të votuar për PD dhe për të kontrubuuar për demokracinë.
Ajo foli për problemet e arsimit shqiptar dhe u shpreh besimplotë që programi i Bashës t’u japë garanci të rinjve të rikthehen.
Me rininë në krah Partia Demokratike do të bëjë Ndryshimin në 25 prill.
Edhe 24 ditë! – shkruan ne profilin e tij zyrtar ne FB, Drejtuesi Politik per Qarkun e Vlores, dr. Bujar Leskaj.