Ministria e Mjedisit dhe Urbanizimit të Turqisë, zonat që pasqyrojnë bukuritë natyrore të provincës veriperëndimore Edirne i ka shpallur si vende natyrore, raporton Anadolu Agency (AA).

Drejtoria provinciale e ministrisë më herët kreu punë shkencore për rajonet me struktura të rralla gjeologjike dhe bukuritë natyrore.

Pas kryerjes së kërkimeve gjatë të gjitha stinëve, ekipet përgatitën një raport i cili u diskutua më vonë nga Komisioni Rajonal i Edirnes për Ruajtjen e Trashëgimive Natyrore.

Ministria më pas regjistroi zona të caktuara nën kategorinë e Zonave Natyrore-Zona e Mbrojtjes së Qëndrueshme dhe Përdorimi i Kontrolluar dhe të tjera nën Zonën Natyrore-Zona e Përdorimit të Kualifikuar.