Ballina Kulturë Presheva “Voton”! – Poezi satirike nga Sevdail HYSENI

Presheva “Voton”! – Poezi satirike nga Sevdail HYSENI

 

 

Ky vikend fund-marsi

Sjell një tjetër mësim,

Presheva “Voton”

Për më shumë ndryshim!

 

Po si të ndryshohet

Kjo Presheva jonë,

Kur ka plasur sherri

Në çdo katër anë!

 

Shqiptari – shqiptarin

S’e do në Qeveri…

Deri sa të ndahet

N’katundarë dhe zorraxhi!

 

Kjo logjikë e sëmurë

Nuk shërohet lehtë,

S’e kishim Filipin

Dikur në pushtet?!

 

Këtë e di çdo kush

Veç ata me hile,

Të cilët s’e duan

Preshevën  stabile!

 

Sloganet: “Krejt ndryshe”

“Fjala-fjalë në kandar,

“Unë jom me Preshevën”

“Autokton dhe krenar”!

 

Ndaj e diela vjen

Që nesër n’mëngjes,

N’vendvotime fshihet

Një botë interes!

 

Kujdes edhe votat

Të ngelin në fyt,

Sidomos të zezat

Me firmën “Kovid”!

_____________

(Montazh marrë nga interneti, i përpunuar)