New York ka nxjerr pasaportën e pare amerikane të vaksinimit. Quhet “Excelsior Pass” dhe është një aplikacion që do t’ju lejojë të tregoni nëse jeni vaksinuar për Covid ose keni rezultuar negativ në test.

Aplikacioni do të mundësojë hyrjen në evente, apo aktivitete të tjera argëtuese përmes një kodi QR që mund të skanohet lehtësisht.

Sistemi është ndërtuar në një platformë IBM por bazohet në teknologjinë blockchain, që do të thotë se as IBM dhe as kompanitë që e skanojnë atë nuk do të kenë qasje në informacionin shëndetësor të përdoruesve.