Ballina Diaspora Lazim Destani udhëtoi nga Gjermania për të marrë pjesë në homazhe për...

Lazim Destani udhëtoi nga Gjermania për të marrë pjesë në homazhe për Cimën

 

 

 

Vdekja e komedianit Rasim Thaçit- Cimës i ka pikëlluar të gjithë.

Brez pas brezi jemi rritur me humorin e këndshëm të tij, që nuk doli kurrë prej modës.

Por, ja që Covidi u tregua i pamëshirshëm, e na mori edhe Cimën.

Ishin të shumtë artistët që sot e nderuan me homazhe tek Teatri Kombëtar i Kosovës.

Madje, filantropi dhe biznismeni Lazim Destani erdhi nga Gjermania për ta nderuar Cimën dhe familjen e tij.

“E dhimbshme ikja nga jeta e Rasim Thaçit – Cimës. Ngushëllime familjes, kolegëve e miqve të tij të shumtë në këto ditë të vështira për ta. Cima do të mbetet përgjithmonë në kujtesën tonë si njëri ndër aktorët më të spikatur që me humorin e tij të veçantë për dekada me radhë na ka sjellë atmosferë gazmore dhe plot kënaqësi.
Në paqe u prehtë shpirti i tij!, kështu e shprehi dhimbjen për humbjen e artistit të madh kosovar.