Të dashur miq!- shkruan Erla Mëhilli, para disa orësh, në profilin e saj në FB, duek iu drejtuar të gjithë miqëve të saj e publikut.

Pas kaq vitesh eksperiencë politike dhe profesionale gjatë punës me zotin Berisha, kam vendosur të angazhohem në një projekt të ri profesional. Në ditët në vijim do kem kënaqësinë të përfshihem fillimisht në një format analize politike që përkon edhe me nisjen e fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit. Kjo eksperiencë e re uroj të jetë një kontribut modest i imi ne debatin dhe informimin publik.

E di që ka shumë zëra që e bëjnë këtë çdo ditë, mirë, shumë mirë, pëlqyeshëm a më pak. Për mua është një mundësi për t’i dhënë zë jo vetëm asaj çka mendoj, por edhe gjithkujt me të cilin ndajmë të njëjtat shqetësime. Dhe kjo vjen në funksion të një projekti të ri, gjithnjë në komunikim me publikun! /FB/