Gjiganti i rrjeteve sociale, Facebook, ka bllokuar faqen e presidentit të Venezuelës, Nicolás Maduro, pasi ai pretendoi pa prova se një ilaç bimor mund të shërojë COVID-19, njofton BBC.
Ai pohoi në janar se një tretësirë e barishtes trumzë mund të shërojë sëmundjen. Maduro nuk do të jetë në gjendje të postojë për 30 ditë.
Kompania teknologjike ka thënë se udhëheqësi kishte shkelur vazhdimisht politikat e saj mbi dezinformimin e koronavirusit.
Maduro nuk është i vetmi udhëheqës botëror që përballet me një bllokim nga kompanitë e rrjeteve sociale për postimet për COVID-19.
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe Jair Bolsonaro i Brazilit janë përballur gjithashtu me veprime të ngjajshme për shkak të postimeve të pasakta rreth koronavirusit.