Bajram Sokol Kelmendi avokati i të gjitha koherave të Kosovës do t’jetë një zë i fuqishem në faqet e historisë se Kosovës!
Në një kohë kur Kosovën e futi në kthetrat e tij pêrbindeshi i ballkanit ,duke i marrë të gjtha të drejtat e saja, Bajram Kelmendi si i vetmi intelektual i Kosovës i benë thirrje prej një avokati dhe patrioti për ndalimin e terrorit , dhe njëherit duke i ngritur fletëdenoncimin për Gjykaten e “HAGËS”.
Ky akt madheshtor i Bajram Kelmendit e benë edhe më të madherishem përsonalitetin prej nje burri dhe patrioti kombëtarë.
Tradita e tij si familje e “Gazalive” të Rugovës e deshmon edhe kesaj here dashurinë për popullin dhe atëdheun.
Eshtë e qartë dhe e ditur për mentalitetin serbomalazes se kjo familje në gjitha përiudhat e luftrave kanë dhenë heronj dhe dietar, gjë që nuk eshtë befasi e rastit as reagimi i tij ndaj Millosheviqit, që ngriti aktakuzë ndaj tij !
Masakrimi i avokatit Bajram Kelmendit me dy djemt e tij eshtë turpi më i madh i një pushteti dhe pushtetari , dhe atë krim e benë vetem serbi Sllobodan Millosheviqi dhe bisha e eger!
Të zhduket një familje që ka dhenë më se dhjet heronj dhe dhjetra intelektual eshtë gjëja më e poshter në botē , dhe kjo të benë të mendosh se më ç’far populli kemi të bejmë, kur e dim se tani e 22 vjet ende nuk eshtë zbuluar rastit dhe nuk eshtë gjetur fajtori për tu denuar për krimin e berë!
Bajrami, Kushtrimi dhe Kastrioti sot janë në mendjen e popullit dhe në shpirtin e kesaj toke për të cilen benë dhe dhanë jeten vetem pse e deshten Kosoven!
Lavdi vepres mundit dhe sakrificës Familja Kelmendi!
Zoti iu bekoft dhe e pagoft shpirtin tuaj e dora e zezë që hedhi plumba e zjarrë mbi ju u shoft për jetë dhe mot!