Ballina Sport Italia do të lejojë tifozët në Kampionatin Europian

Italia do të lejojë tifozët në Kampionatin Europian

 

Ndeshja hapëse e Europianit 2020, që do të zhvillohet këtë vit në 12 qytete të përcaktuara më parë, do të luhet me tifozë në “Olimpico” të Romës.

Kjo është garancia që vjen nga presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gravina i cili ka pranuar se nuk mund të rrezikohet që Roma të mos ketë mundësi për zhvillimin e ndeshjeve të përcaktuara nga UEFA për Europianin e 2021.

Ai tha se gjithçka do të varet nga ecja e vaksinimit por siguroi që në ndeshjen Itali-Turqi, që shënon dhe hapjen e Europianit do të ketë tifozë, teksa nuk dha informacione për numrin e tyre që do të lejohen.

Gravina u shpreh se nuk mund të ndodhë që Romës t’i hiqet organizimi I ndeshjeve për mungesë të tifozëve duke shtuar që me 5 prill do të vijë dhe konfirmimi nga qeveria italiane për lejimin e tifozëve në “Olimpico”.

Krahas Romës janë edhe Londra me Wembleyn, Muncheni me “Allianz Arena”, Baku me stadiumin Olimpik, St. Petersburgu me “Krestovsky”, Bukureshi me “Arena Nationala” dhe Amsterdami me “Johan Cruyff Arena”, si dhe 6 qytete te tjera të përcaktuara për të pritur ndeshjet e Europianit por UEFA ka saktësuar se kush nuk do të sigurojë tifozë në impiande do t’i hiqet e drejta e zhvillimit të ndeshjeve.