Ballina Sport Fillon rrugëtimi i pishtarit olimpik të Lojërave të Tokios 2020

Fillon rrugëtimi i pishtarit olimpik të Lojërave të Tokios 2020

 

Sot filluan ceremonitë paraprake të çeljes së Lojërave Olimpike Veriore të Tokios, me ndezjen e pishtarit olimpik. Lojrat Olimpike u shtynë me një vit për shkak të pandemisë COVID-19.

Azusa Iwashimizu, futbolliste e ekipit olimpik të Japonisë në vitin 2011, filloi rrugëtimin katër-mujor të pishtarit olimpik.

Ceremonia nisi në një qendër stërvitje në një fshat të prefekturës Fukushima, vendi ku në mars të vitit 2011 ndodhi katastrofa bërthamore e shkaktuar nga tërmeti dhe tsunami që pasoi.

Në tubimin zyrtar të ndezjes së pishtarit, Seio Hashimoto, presidente e këshillit organizativ të lojërave olimpike 2020, reflektoi mbi vonesën prej një viti.

“Flaka Olimpike iu dorëzua Japonisë pasi u ndez në Olimpia të Greqisë rreth një vit më parë. Ajo u n dez në heshtje, por fuqishëm, ndërsa bota përballej me kohë të vështirë vitin e kaluar. Kjo flakë e vogël kurrë nuk e humbi shpresën dhe e priti këtë ditë si një syth i lules së qershisë që gati po lulëzon”, tha ajo.

Në ceremoninë e nisjes së stafetës nuk pati vizitorë, për shkak të kufizimeve të koronavirusit të vendosua nga këshilli organizues. Të pranishëm ishin një numër i vogël spektatorësh sa për të pasur dëshmitarë të fillimit të rrugëtimit të stafetës.

Përveç detyrimit për mbajtje të maskës, shikuesit përgjatë rrugës prej 292 kilometrash, nuk lejohet të hanë ose të pinë, përveç ujit për të shmangur rreziqet shëndetësore nga nxehtësia.

Brohoritjet janë gjithashtu të ndaluara, por shikuesit mund të duartokasin ndërsa pishtari u kalon afër.

“Është mirë që njerëzit vijnë këtu për një ngjarje si kjo dhe mendoj se është hapi i parë drejt rimëkëmbjes”, tha Tetsuya Ozawa, spektator.

Organizatorët thonë se nga spektatorët kërkohet të regjistrohen paraprakisht për të rezervuar një vend në pikat ku do të kalojë stafeta, por zyrtarët paralajmërojnë se rrugëtimi i pishtarit mund të ndalet nëse përgjatë rrugës ka grumbullime të mëdha.

Lojërat Olimpike të Tokios ishin planifikuar për korrikun dhe gushtin e kaluar, por orgamizatorët dhe kryeministri i atëhershëm Shinzo Abe vendosën të’ishtyjnë për një vit ndërsa pandemia e koronavirusit filloi të përhapej në të gjithë botën.

Sidoqoftë, ndërsa Tokio dhe pjesë tjera të Japonisë ndodhen nën një gjendje të jashtëzakoshme për të penguar shtimin e infeksioneve të reja, sondazhet e opinionit publik tregojnë se shumica dërrmuese e japonezëve besojnë se lojërat duhet të shtyhen përsëri ose edhe të anulohen.

Ceremonia e hapjes për Lojërat Olimpike do të mbahet më 23 korrik.