Zgjohu dardan
Hidhi supet e kaltra
Midis krahëve të diellit
Se po rrudhet Dardania!
Dil nga zemra e lëkura gurit
Të Velanisë
Se hienat
Po e brejnë e pickojnë testamentin.
Ktheje rugovizmin si e le
Tregoju mëkatarëve
Se dashuria e brezave
Është ta ndërtojmë Lirinë!
Zgjohu, dardan i zgjuar
Me shallin rreth qafe!
Për simbolin shekullor të robërisë
Lësho kushtrimin
Me fjalën prush mblidhi
Kokat e kombit
Largo mendjet e kalbura
Akejt që janë kacavjerrë trungut
Qortoji të gjithë
Mashtruesit e dakadave ushunjëzat
Që gojën e patën plot rugovizëm
E këmishat stalinizëm!
Zgjohu se krushqit e rremë
Me gishta halash
Bërrylave të stuhive
Po ja vrasin ëndrrat e rinisë
Zgjohu!
M@rs 2021