Nga Agron Shabani
Popujt (kombet) dhe shtetët e ndryshme të dalura nga ish Jugosllavia, kanë probleme të shumëta kruciale, esenciale ose substanciale në mes veti nga e kaluara. E sidomos në çështjet ose aspektët e njohura të disonancës kognitive. Disonanca kognitive, sipas ekspertit ose psikologut renomativ të psikologjisë shoqërore ose sociale, Leon Testinger: Parasegjithash është gjendje ose situatë e rëndë ose tepër e ndjerë, e shkatuar nga ekzistenca e dy botërave, narrativeve, bindjeve, besimëve, sjelljeve, reagimëve ose të vërtetave paralele, disfunksionalr ose kundërthënëse (antagoniste) me njëra tjetrën. Një gjendje ose situatë e rëndë shpirtërore, emocionale, mentale ose psikologjike, me pasoja lufte ose konflikti, në të cilën individi dhe kolektiviteti i ndjejnë ose përjetojnë njëkohësisht dy besime, dy narrative, dy interpretime ose dy të drejta dhe dy të vërteta irelevante dhe inkompaktibile (jokompaktibile), duke i ngritur dhe projektuar kështu në menyrë kognitive, intropsketive ose retrospektive shumë të dhëna (informacione) dhe të vërteta (irelevante) në ndërkohë.
Me fjalë tjera, disonanca kognitive, në radhë të parë është proces ose fenomen mental ose psikologjik i nxitur ose shkaktuar nga frustrimi, deprimimi ose mungesa e hetueshme e stabilitetit ose barazpeshës shpirtërore, emocionale, mentale ose psikologjike. E sidomos aty dhe atëherë kur ‘jemi të ditur ose të mençur, sepse jemi të bukur, të pasur, të fortë ose të fuqishëm”!
Nejse…!
Ndërkaq, me dhjetëra ose qindra mijëra intelektual dhe patriot të tjerë kroat, të përndjekur ose dëbuar me dhunë dhe terror tërror të egër ushtarako-policor nga Titoja dhe regjimi i tij kriminal dhe gjakatar nè Beogradit, asokohe u detyruan të mernin botën në dy, duke u shpërngulur ose emigruar nepër vende dhe meridiane të ndryshme të globit. Ndërkohë që çetnikët serbian, me rastin e marëshmit të ‘ushtrisë së kuqe’ ruso-sovjetike të Stalinit në Hungari, Rumani dhe gjetkë, asokohe i zdeshën ose ndërruan (ndryshuan) menjehëherë simbolet dhe uniformat e çetnikëve serbian, me simbolet dhe uniformat e partizanëve të Titos, Stalinit etj….Për t’u futur, inkorporuar, trafikuar ose kontrabanduar në të gjitha hallkat ose zinxhirët e mundshëm komandues të politikës, ushtrisë dhe policisë jugosllave. Për t’i vrarë, pushkatuar, zhdukur, përndjekur, internuar dhe masakruar mijëra e mijëra shqiptar të Kosovës dhe visëve tjera nepër burgjet ose kazamatët serbe gjithandej ish Jugosllavisë si ballist ose mercenar e kolaborator të siç thuhej ‘Reichut të Tretë Gjerman’ ose “Fasci di combatimentove” italian të Duçës, alias Benito Musolinit.
Shumë pedagog ose intelektual të shquar shqiptar që kishin ardhur nga Shqipëria për t’i ngritur dhe pëgatitur gjeneratat e reja shqiptare në Kosovë, atëbotë u vranë (pushkatuan), internuan, u përndoçën ose dëbuan me dhunë dhe terror të egër ushtarako-policor nga “partizanët” serbo-malazias dhe ata shqipfolës e antishqiptar të Kosovës. Kroatët dhe shqiptarët, e paguan mëse larti “çmimin e lirisë” së “partizanëve” të Titos, Kardelit, Rankoviçit, Milladin e Koço Popoviçit,& Company.
Kështu që sot nuk është aspak e rastit që nipat ose sternipat e joshqiptarëve ose antishqiptarëve të feshehur ose mbuluar me emra ose mbiemra shqiptarësh, t’i keni në rrjeshtat e para të tufës ose kolonës së “patriotëve të zjarrtë” të Kosovës dhe “shtetit” ,”narodit” ose “populli të ri”kosovar”. Ndonëse, shumica prej tyre janë çoban ose analfabet politik, profiter lufte ose matrapaz, demagog, hipokrit, mercenar, kolaborator, vegla, instrumente ose “kolonë e pestë”e projektëve dhe planimetrive të ndryshme paradoksale, reaksionare dhe anakronike në kuadër të “zonës së gjelbër” ose “kalifatit të ri” turko-otoman të Rexhep Taip Erdoganit & Company në Ballkan etj.
Ndaj, politikani ose çatipi i sotëm kosovar, i paguar nga shteti, është padyshim prodhim (produkt), arketip dhe prototip i “borgjezisë politike, skllavopronare ose fedualiste” nga brenda, po aq sa është edhe prodhim (produkt), arketip dhe prototip i një “kauze” ose “ideologjie shtetrore dhe nacionale” që i zhvatet vazhdimisht llupès ose tutelës ligjore (juridike), materiale (finansiare), sociale, ekonomike dhe politike të “aristokracisë së lartë” industriale ose kapitaliste nga jashtë, prej nga ku shpërthejnë edhe skemat e ndryshme tè korrespondencave ose komunikimeve irealiste dhe surealiste midis politikës shqiptare (kosovare) dhe asaj botërore ose ndërkombtare. Tek ai natyra e shtetit, pushtetit dhe shoqërisë (sidomos kur flet ose kur flasin nëpërmjet subjektit komplesiv) bartet dhe transformohet në natyrën dhe karakterin e politikës dhe pushtetit politik të personit ose individit. Edhe idetë ose teoritë qèndrore të diskursit politik, përkthehen në kategori sociale ose societale. Përmes formulimëve, ideve dhe koncepteve determinante dhe paradigmatike, teoria etike dhe estetike paraqesin modelin paradigmatik të dialektikës politike, në kuptimin e puçjes ose bashkimit të popullit dhe shtetit me pushtetin. Kompetenca, ingerenca dhe aftësia e tij si politikan, apo si lider institucional, konsiston në veçantinë e të qenit “misionar” ose ‘demiurg i vetëm’ që arrin të bashkojë emocionet, ndjenjat, epshet, pasionet, dëshirat, dashuritë.., Tè bèj çlirimin e subjektit nga objekti ose anasjelltas. Sidomos aty ku ai mendon ose aludon se i tejkalon detërat ose oqeanët e ndryshme të kohës, për të gjetur lidhjen organike, empirike ose dialektike midis këtyre ose atyre elementëve, që përbëjnë atë që Marksi dhe Engelsi do e quanin dikur “gjëndje të mjerueshme ekzistencialiste të qenies njerëzore ose politike.” E tërë kjo e gjënë spjegimin ose kuptimin në kuader të disonancave kognitive, linguistike, diskursive, sociale, mentale (psikologjike), distorzive, distrofike, atrofike, restruktive, rekonstruktive, diakronike dhe të tjera, të paraqitura ose prezantuara pra nga psikoanalisti i njohur i psikologjisë sociale ose sociopolitike, Dr. Leon Festinger në sfondin ose kontekstin e ideve dhe teorive të njohura shkencore ose metodologjike si “Disonancat kognitive dhe krahasimet ose komparacionet sociale” dhe të tjera, sipas të të cilave: “disonanca kognitive, parasegjithash është e bazuar ose mbështetur tek mospërputhja ose mospajtimi i elementëve kognitive, kruciale ose relevante në mes dy qëllimëve, qëndrimëve, konceptëve ose pozicionëve të ndryshme rivale ose antagoniste me njëra tjetrën, prej nga ku lindin ose gjenerojnë (degjenerojnë) edhe luftërat, konfliktët ose krizat e thella sociale, politike, ushtarake, konceptuale, ideologjike etj. Kjo për faktin e njohur sipas të të cilit :”nëse jemi me të bukur, me të paasur, me të pushtetshëm, me të fortë ose me të fuqishëm se të tjerët, atëherë jemi me të mençur ose me të ditur se të gjithë!”
Ndërkohë që gjithënjë sipas psikologut ose shkenctarit të lartëpërmendur L. Festinger, fjalët, veprat ose mendimët tuaja, do ju shquajnë, shesin dhe gjykojnë, sipas asaj se vetëm nëse jeni të shëndetshëm shpirtërisht, emocionalisht, fizikisht (organikisht) dhe mentalisht (psiçikisht), atëherë mund të jeni edhe të mençur ose të ditur.”
Se këndejmi, “pamundësia objektive dhe subjektive për ngrijten, projeksionin (projektimin), hartimin ose formulimin e ideve dhe teorive të reja shkencore dhe humaniste, sipas N. Chomskyt, në një formë a tjetrën, e zbulon, deshifron ose deskripton edhe mungesën e hetueshme të vetbesimit dhe vetrespektit të ndërsjelltë ose reciprok në mes personave (individëve), grupëve dhe kolektivitetëve të ndryshme në çdo kohë dhe hapësirë. Sikur të ishim të aftë dhe përgatitur në hartimin, formulimin, ngritjen dhe projektimin e ideve, teorive, formulave, narrativëve ose sintezave të reja shkencore dhe humaniste, sigurisht se do ishim në rangun ose nivelin e njohur të racionalizmit kritik, nëvizon me poshtë Noam Chomsky në kuadër të “Psikologjisë Poltike” etj.
Qenja dhe hiçi”, apo “liria dhe robëria” jemi ne …!?
Ndryshe nga kjo, interpretimët ose këndvështrimet e ndryshme praktike dhe teorike të veprës së njohur të Jean Paul Starterit me titull “Qenja dhe hiçi”, i bëjnë me të qarta dhe me të lakuriquara ose identifikuese idetë, teoritë ose paraftyrimët e ndryshme, sipas të të cilave “speciet ose qenjet njerëzore, nuk mund të mbijetojnë ose ekzistojnë pa luftëra ose konfikte të vazhdueshme kundër njeri tjetrit ose ndaj njëra tjetrës. Kjo për faktin se në shëmbullin ose rastin e mesipërm të Zhan Pol Sartërit :”liria ime, liria jote, liria juaj ose liria jonë, nuk mund të realizohën tërësisht, veçse mbi dëmin, robërinë ose fatkeqsinë e të tjerëve, apo të dikujt tjetër.”
Edhe intersubjektivizmi, interspirtualizmi ose interkomunikimi elokuent, intelegjent, intelektual ose autentik me të tjerët në diversitete të ndryshme ose polaritet, të dukën të pamundur, të parealizueshëm, imagjinar ose fiktivë, mu për faktin e njohur sipas të cilit, “ferri, kobi dhe fatkeqsia jonë objektive dhe subjektive, ose individuale dhe kolektive, gjithëmonë janë të tjerët e jo në vet.”
Ndaj, “shumicën e kohës as nuk përpiqem t’i përkthej mè fare fjalët ose mendimet e mia që më qëndrojnë si mjegullinaja nëpër kokë. Ato me dukën të paformë dhe të papëlqyeshme, pastaj kridhen: i harroj shpejt. Kohë me parë ndodhèsha tek Kopshti Publik ku rrënja e gështenjës (gènjeshtres) ishte futur thellë në tokë, nën bankinë. Nuk më kujtohej më ne ishin rrënjë e saj. Fjalët ishin zhdukur dhe, bashkë me to, kuptimi i sendeve, mënyrat e përdorimit të tyre, shenjat e dobëta të njohjes që njerëzit kishin përbiruar e përvijuar mbi sipërfaqet e tyre. Rrija ulur, pak i përkulur, me kokën poshtë, i vetëm, përballë asaj mase të errët dhe të nyjëzuar, shëmtirë e tëra, që të fuste frikën. Dhe pastaj, pata atë shkëndijën e ndriçimit. M’u zu fryma. Kurrë, para këtyre ditëve, nuk e kisha parandier se çfarë do të thotë ‘të jesh ose ekzistosh’.”, shkruan pos tjerash Jean Pol Sartre në “Neverinë” e tij famoze.
Politologjia ose shkencat politike, e shohin me dyshim çdo lloj konceptimi të politikës, apo kulturës shtetrore, nacionale, institucionale ose politike që harron origjinën e vet të korruptuar dhe deligjitimuar tek pabarazia sociale, qytetare dhe politike. Formulimi i një teorie dialektike të kulturës politike dhe jetës materiale ose ekzistencialiste, me mohimin ose negacionin e dallimëve evidente ose ekzistuese, të duket sa absurd, po aq edhe abstrakt. Sidomos aty ku midis stimujve ose motiveve të kritikës së kulturës shtetrore, nacionale, institucionale ose politike, një vend të veçantë zë motivi i gënjeshtrës. Ku edukata dhe kultura politike ose diplomatike, paraqesin imazhin e një shoqërie njerëzore, qytetare ose politike që nuk ekziston fare. Duke i mbuluar, disajnuar, valorizuar dhe glorifikuar kushtët dhe rrethanat materiale dhe ekzistencialiste. Aty ose atje pra, ku çdo gjë që është humane ose njerëzore, ngritet dhe lartësohet, dhe me veprimin e vet qetësues dhe ngushëllues, i kontribuon ‘status quos politike’, duke mbajtur në jetë klikat, strukturat ose nomenklaturat e korruptuara dhe kriminalizuara pushtetmbajëse ose politike në emër të ekzistencës ose mbijetesës individuale dhe kolektive. Dhe, kjo është dogmatike, demagogjike, hipokrite, paradoksale, reaksionare dhe anakronike për kohën dhe botën e sotme moderne ose bashkohore. Për kulturën dhe demokracinë e njohur amerikane ose perëndimore-sidomos. Në politikë të lartë ose diplomaci, zëvendësimi aparent dhe transparent i një modeli me një model tjetër, është në të vërtetë recidiv, “revizion” ose një riprodhim i po atyre marrëdhënieve themelore ose elementare që ruajnë sistemin ose regjimin e kaluar në tërësinë e tij.
Ndaj, duhet besuar dhe shpresuar se pushteti ose qevëria e re kosovare, mund t’i sherbejnë shoqërisë moderne ose bashkohore në esencën (substancën) dhe tërësinë e saj. Sidomos në kuptimin e institucionalizimit, rikthimit ose ridefinimit të mendimit politik, shkencorë ose kritiko-metodologjik, për t’u kthyer nè institucion ose instancë të lartë morale, mendore, intelektuale dhe profesionale. Dhe, jo në një mekanizem ose “institucion”që e redukton, prejudikon, determinon dhe e bën të pamundur puçjen ose inkuadrimin e elitave të njohura shkencore, kulturore, intelektuale, intelegjente, politike dhe diplomatike në politikëbërjen e Kosovës.
Në Kosovën e sotme ti mund të bëhesh lider, politikan, diplomat, jurist, historian, psikolog, sociolog, filozof ose profesor univerziteti, pa e mbaruar rregullisht as shkollën fillore ose të mesmën. Mjafton të dukësh “sexy” ose “cool” në fotografi! Bile, të çojnë për “specializim” ose “studime postdiplomike” në Angli (B. Madhe), SHBA-s, Gjermani, Itali, Francë etj…Duke prodhuar ose fabrikuar kështu në menyrë serike-analfabet institucional dhe funksional me “diploma umiverziteti” ose “shkollave të natës”!!!
Për me tepër ndërkaq, sistemi parlamentar shumëpartiak së bashku me rendin shtetror (kushteues ose juridik) dhe sistemin politik, në kushtët e kapitalizmit ose të të ashtuquajturës konkurencës së lirë, pos tjerash kanë treguar (dëshmuar) se aplikimi i t’i themi kushtimisht mekanizmit të njohur shumëpartiak ,sipas logjikës së ngjarjeve dhe gjërave, sollën thyerjen ose shkatërrimin e pushtetit autoritar dhe centralist. Ndërkaq, modeli ekstrem i pushtetit centralist dhe autoritarist, solli ngritjen ose formimin e etatizmit dhe egalitarizmit egocentrik dhe policentrik etj. Një shteti të lirë, të pavarur, sovran, modern ose bashkkohor, pos tjerash, mbi të gjithat i duhet ose nevojitët një mekanizëm i fortë tregtar, industrial dhe ekonomik i cili parasegjithash do të bazohej në ligjin e vlerës (vlerave) dhe kapitalit, dhe i cili njëherë e përgjithëmonë i ka përmbysur ose shkatërruar tendencat dhe fenomenët e njohura skllavopronare ose feudaliste, duke e bashkuar botën në një njësi (bashkësi) tregtare, industriale dhe ekonomike.
ASh