Ballina Sport Liga e Kampionëve, Bayern kundër PSG-së në çerekfinale

Liga e Kampionëve, Bayern kundër PSG-së në çerekfinale

 

Mbrojtësit e titullit të kampionit në Ligën e Kampionëve, klubi gjerman Bayern Munich, do të përballet me nënkampionët, skuadrën franceze PSG, në çerekfinalen e garës evropiane të futbollit këtë sezon.

Klubi anglez Manchester City do të përballet me klubin gjerman Borussia Dortmund, skuadra portugeze Porto do të takohet me ekipin anglez Chelsea dhe ekipi spanjoll Real Madrid do të përballet me klubin anglez Liverpool në këtë fazë, në bazë të shortit të hedhur sot në Nyon të Zvicrës.

Hamit Altintop, ish-mesfushori i klubit turk Galatasaray, mori pjesë në shortin e çerekfinaleve, pasi finalja e Ligës së Kampionëve 2021 do të zhvillohet në stadiumin olimpik Ataturk në Stamboll.

Altintop ishte nënkampion i Ligës së Kampionëve në vitin 2010 me Bayern Munchen. Më pas ai luajti për Real Madridin.

“Jemi shumë të ngazëllyer për luajtjen e finales në vendin tonë. Jemi gati për finalen”, tha Altintop ndërsa tërhoqi shortet e çerekfinaleve në Nyon të Zvicrës.

Ndeshjet e para dhe të ato të kthimit të çerekfinaleve do të luhen në prill.

Tetë skuadrat e fundit të Ligës së Kampionëve:

Manchester City (Angli) – Borussia Dortmund (Gjermani)

Porto (Portugali) – Chelsea (Angli)

Bayern Munich (Gjermani) – Paris Saint-Germain (Francë)

Real Madrid (Spanjë) – Liverpool (Angli)

Gjysmëfinalet:

Bayern Munich – Paris Saint-Germain / Manchester City – Borussia Dortmund

Real Madrid – Liverpool / Porto – Chelsea