Ballina Aktualitet Greqia nis hapjen/ Testim masiv me teste të shpejta

Greqia nis hapjen/ Testim masiv me teste të shpejta

 

Dalëngadalë, Greqia do të nisë rihapjen. Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi që masat anti-COVID të lehtësohen, ndërsa thirrja për qytetarët është që të përmbahen gjatë hapjes.

“Qëndrueshmëria dhe guximi i të gjithëve po zvogëlohet, lodhja e gjithsecilit mund ta mjegullojë krizën tonë. Të marrim forcë nga ato që kemi arritur. Ne kemi punuar më mirë se shumë vende në botë dhe ne jemi vendi i 26-të në BE për numrin e rasteve”, tha zëvendësministri i Shëndetesisë, Akis Skertsos.

Nga e hëna, do të hapen parukeritë, qendrat estetike, zonat arkeologjike, si dhe do të lejohet peshkimi vetëm në zonën ku jetojnë gjithsecili.

Plani i Greqisë është që të mbajë nën kontroll situatën me testimin masiv përmes testeve të shpejta. Këto të fundit do të gjenden në çdo farmaci deri në fund të marsit dhe çdo qytetar ka të drejtë të kryejë deri në katër në muaj, duke dhënë vetëm numrin personal te sigurimeve shëndetësore.