Ballina Rajoni 7 mijë euro gjobë për djegësit e flamurit bullgar në komunën Vevçan...

7 mijë euro gjobë për djegësit e flamurit bullgar në komunën Vevçan të Maqedonisë së Veriut

 

Për të pandehurin e parë në rastin e djegies së flamurit bullgar që ndodhi gjatë Karnavalit të Vevçanit, Prokuroria publike kërkoi që gjykata t’i shqiptojë dënim prej 7 mijë eurove. Për dy të pandehurit e tjerë kërkohen gjoba me nga 5 mijë euro, deklaroi Prokuroria Publike. Ata janë dënuar për veprën penale – “Shkelje  e reputacionit të një shteti të huaj” sipas nenit 181 të Kodit Penal. Njëri prej tyre dogji flamurin, ndërsa dy të tjerët e ngritën atë dhe e valonin ndërsa po digjej. Ndryshe, Karnavali i Vevçanit këtë vit u mbajt me nismë të qytetarëve përkundër ndalimit të tubimeve për shkak të pandemisë, ndërsa kishte edhe ndërhyrje të policisë.