Ballina Ravijëzime NË POLITIKË DHE DIPLOMACI PËRZGJEDHJA E DATAVE NUK ËSHTË RASTËSI

NË POLITIKË DHE DIPLOMACI PËRZGJEDHJA E DATAVE NUK ËSHTË RASTËSI

 

Nga prof. dr. Abdulla MEHMETI – Tetovë, MV.
            Aspiratat e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (10 qershor 1878), të harruara nga politika jonë qorre, mbeten të shenjta për nacionalizmin shqiptar dhe aleatët e kombit tonë.
            Atë që e kanë bërë dhe vazhdojnë ta bëjnë aleatët e mëdhenj të kombit shqiptar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe miqtë e saj, klasa politike dhe intelektuale shqiptare as nuk mund ta ndjek në hap e ta përcjell, jo më të mendojë, punojë e veprojë në këtë frymë.
            Pesimistëve (dhe kundërshtarëve) vetëm mund t’ua rikujtojmë se:
            Presidenti Xhorxh W. Bush ka qenë presidenti i parë në detyrë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës që e vizitoi Shqipërinë pas rënies së regjimit komunist.
            Ai, pikërisht më 10 qershor të vitit 2007 erdhi në Tiranë për ta paralajmëruar dhe garantuar shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.
            Edhe më parë, po në këtë datë, më 10 qershor 1999, në Kumanovë, nga NATO u nënshkrua kapitullimi i Serbisë okupatore dhe tërqeqja e forcave paramilitare, policore dhe ushtarake të saj nga Kosova, e okupur në fillim të shekullit XX dhe e riokupuar më 1945.
    (16 mars 2021)