Pas muajsh negociatash të mundimshme midis promovuesve dhe kampionëve rivalë, kontrata për një marrëveshje me dy meçe midis Tajson Fjurit dhe Entoni Xhoshuas për të unifikuar titujt e peshave të rënda është firmosur. Dy boksierët më të mirë në botë aktualisht do të përballen me njëri-tjetrin në dy meçe brenda vitit 2021.
Siç kishte raportuar më parë “ESPN”, kontrata kërkon një ndarje 50-50 në luftën e parë dhe 60-40 në ndeshjen e revansh, me fituesin që merr pjesën më të lartë. Plani është që të dy luftimet të zhvillohen në 2021 – e para në qershor ose korrik, revanshi idealisht do të zhvillohet në nëntor ose dhjetor.