Edhe njëherë për shënimin e 40-vjetorit të Demonstratave të Vitit 1981 në Kosovë
Nga Abdulla MEHMETI – Tetovë, MV
Shënimi në Maqedoninë Veriore i 40-vjetorit tëdemonstratave të vitit 1981 në Kosovë, sikurse edhe shënimi idisa përvjetorëve të tjerë më herët, edhe me rastin e 30-vjetorit të tyre, vazhduan të shënohen nga subjekte politike, që asnjëlidhje nuk kanë pasur me ato demonstrata dhe me qëllimin e tyre.
Shënimi i datave me rëndësi historike për popullin shqiptarduhet të përkujtohen e shënohen nga institucionet shkencore, nga organizata dhe institucione kulturore e kombëtare, jo ngaparti politike, sidomos nga individë me të kaluar dhe të sotme tëdyshimtë.
Përderisa ka ende pjesëmarrës të gjallë, organizatorë tëatyre demonstratave, nuk është e hijshme të defilojnë dhekrenohen persona të hurit e të konopit, për përfitime politike, sidomos nëse ky kapital historik vihet në shërbim të politikësditore dhe të pushtetit.
Gjendja e shqiptarëve në Kosovë ka ndryshuar pas pavarësimit të saj, por gjendja e shqiptarëve në Maqedoni, nëMalin e Zi, në Luginën e Preshevës, në Sanxhakun e Pazarit tëRi dhe në viset tjera shqiptare, gati me asgjë nuk ka ndryshuarnga gjendja kundër së cilës janë ngritur shqiptarët në vitin 1981.
Pse duhet të mashtrohen shqiptarët edhe sot, 40 vjet pas demonstratave të vitit 1981, kinse i kanë fituar të drejtat e tyrekombëtare në viset shqiptare, të cilat dikur kanë qenë në okupimnga ish-regjimi komunist jugosllav, ndërsa edhe më tejvazhdojnë të jenë në atë gjendje, tani nën sundime të huaja nëdisa shtete të reja, të krijuara pas shkatërrimit të asaj federate gjakatare?!
Ky reagim le të vlejë si mësim për herë të tjera, meqë ngaveprime të këtilla mund të komprometohet një ngjarje me rëndësi historike nga politikanë dhe pushtetarë të cilët njëherëshi shënojnë përvjetorët e demonstratave me karakter kombëtar tëshqiptarëve me shënimin e përvjetorëve të formacionevepolicore dhe ushtarake të cilat janë formua me qëllim të luftimittë “nacionalizmit, separatizmit dhe irredentizmit shqiptar“, kundër përpjekjeve për liri, barazi e demokraci, të cilat njësi ikanë përgjakur dekada me radhë shqiptarë, nga viti 1981deri nëditët e sotme.
Njësitet speciale policore dhe ushtarake të MaqedonisëVeriore, sot mund edhe të jenë reformuar, mund edhe të kenëqëllime të tjera, por shënimi i 40-vjetorit të formimit të tyreështë thellësisht veprim antikombëtar, që nuk i shërbendemokracisë dhe vlerave të sotme evropiane e qytetëruese.
Pse edhe politikanët dhe pushtetarët shqiptarë në Maqedoniduhet të krenohen me veprimtarinë kriminale dhe gjakatare tëformacione policore e ushtarake të krijuara nga ish-regjimikomunist jugosllav?!
Nuk ka rrugë të tretë: ose je me popullin tënd dhe idealet e tij për liri, ose je me sunduesin dhe armikun!
(14 mars 2021)