Ballina ED/OP A mund ti sanojë Abdixhiku dëmët e mëdha të Mustafës?

A mund ti sanojë Abdixhiku dëmët e mëdha të Mustafës?

 

Nga Skënder MULLIQI 

U largua Isa Mustafa,  një njeri I cili shumë sherr I ka ba së  duke filluar nga Fondi I trepërqidëshit,gjatë okupimit , dhe sherr të madh I bëri LDK-së, dhe Kosovës që nga viti 2010 kur e mori timonin e LDK-së, së Ibrahim Rugovës. Këto nuk ishin sherre të vogla së ato edhe ishin përballuar, por  shkaktoi dëme gadi të pa riparueshme LDK-së, e Kosovës te tranzicionit.Dëmi I parë që LDK-në e rrëzoi përtoke duke e qitur në vendin e tretë në zgjedhjet e 14 shkurtit , më 13 përqind të votave , ishte katastrofale për partinë më të madhe dikur në Kosovë.Për qudi e mashtroi rëndë Fatmir Sejdiun duke e larguar nga kryetari I LDK-së. Dhe , nga këtu edhe fillojë rënja e LDK –së , sipas një skenari  të cilin më gjasë e kishte hartuar mirë Isa Mustafa . Dihet së asgjë nuk ndodhë rastësisht në politikë . Mustafa arriti në stilin prej komunisti ti përvetëson strukturat më të larta të LDK-së, duke I pasur në disponim deri në finalën e shkatërrimit. Të gjitha humbjët më mjeshtri I shëndrronte para opinionit si fitore , dhe asnjë reagim të vetëm nuk e kishte mbrenda LDK –së. Kjo ishte shumë e quditshme .Shumë herë ishte proklamuar kunder koalicionit më PDK , si kamuflazh para elektoratit , dhe pikërishtë më këtë subjekt politikë edhe bënte koalicione.Planifikimi më bizar i Mustafës  ishte prishja e koalicionit më LVV , të cilën gjë nuk e pagoi Mustafa, së ai  edhe kishte planifikuar , por e pagoi shtrejtë LDK-ja. 14 shkurti ishte finalja e synimeve të Isa Musfatës, së bashku më kryesinë dhe së bashku edhe më aleatë nga  partitë tjera  politike.

Dëmi i dytë  më i madh, që e shkaktoi Mustafa më politikat tipike staliniste  ishin dëmet karshi Kosovës. Me firmosjën e tij dhe të Thaçit  , Kosova humbi 8250 hektarë tokë më Mal të Zi.. Me nënshkrimet e tyre na u formua Asociacioni I Komunave më Shumicë Serbe më kompetenca ekzekutive, që  don të thotë ndarje të Kosovës mbi bazat etnike. Kosova u varfërua , mbeti vendi më  i izoluar në Evropë, mbeti pa liberalizim të vizave , mbeti pa u inkuadruar në asnjë strukturë të BE-se. Kosova është  vendi më numrin më të lartë të atyre që kërkojnë një vend të punës. Patem gjatë këtyre 10 viteve rënje të ekonomisë, patëm kriza pas krizave politike dhe institucionale . Dhe , kjo I përshkruhet koalicionit LDK dhe PDK  .Largimi i sotëm I tij shënon fundin e epokës më të ërrët për LDK, dhe  për Kosovën.Mos don i madhi Zot që së bashku më te, të ikin nga politika po jo pa dhënë përgjëgjësi, komplet struktuara e vjetër dhe e korruptuar e LDK-së. Kryetari i ri Lumir Abdigjiku do të këtë shumë vështirë  ti qmontojë garniturat keqbërëse të Mustafës duke filluar nga  nëndegët deri në qender. Unë vërejta së pikërisht ky soj njerëzish pas fitorës së Lumirit  në kuvendin e LDK-së ,  filluan ti ngjiten mbrapa si rriqna. Ai është i  ri  në politikë,  e duhet pasur kujdes nga këta njerëz pakurrizor që nuk janë të pakët . Ai  do të duhej të lirohet nga ndikimi politikë i  Isa Mustafës dhe  kompanisë së tij , të cilët ende janë prezent aty . Opinioni e dinë së Abdixhiku , në LDK është inkuadruar  mos gabofasha në vitin 2018. Kjo mos përvojë politike  dhe mos gjeturia e  tij si timonier i LDK-së , mund ti kushtojnë shumë .Postin e të parit e  ka marrë  në ditët më të vështira për LDK-në, dhe zor do ta ketë  tia kthen renomen  që e kishte ajo dikur …Zaten të gjitha partitë lideriste në Ballkan, kanë rënë në skenën politike, pas vdekjëve të liderëve të tyre , përjashtim nuk bën as LDK-ja…