Shqipëria është në një krizë të thellë ekonomike dhe sociale shkaktuar nga politikat konfuze publike, nga goditja e rëndë e tërmetit në nëntor 2019 dhe nga pandemia Covid-19. Fushata zgjedhore politike e 25 Prillit 2021 vetëm e ka rënduar këtë situatë. Shpresa për ndryshim është e madhe dhe në rritje. Por deri athere vëndi gjëndet pa qeverisje. Dhe, dihet se qeverisjamë e keqe është mos-qeverisja.
Ndërkohë që politika në fushatë elektorale ka ndezur gjithë motorët e saj drejt 25 prillit, duket se një garë e nxehtë është përqëndruar tek mëkëmbja ekonomike e vëndit dhe adresimi i problemeve sociale të tij. Gara duket edhe në ofrimin e shifrave për eleminimin e varfërisë, përmes rritjes së pagave minimal edhe pensioneve; rritjes së punësimit, përmes investimeve të brëndshme e të huaja: përmirësimit të klimës së biznesit, përmes vëndosjes së taksës së sheshtë dhe në përgjithësi uljes së taksav edhe tatimeve dhe lehtësimit të procedurave në këtë aspekt; adresimit të problemeve madhore sociale, përmes reformaveradikale në shëndetsi, arsim etj.
1.Pandemia, si po adresohet në botë
Pa folur për pasojat dramatike e shpesh tragjike në jetë njerëzoretë pandemisë, gropa e krijuar prej saj po zmadhohet e thellohet duke e varrosur ekonomine dhe shoqërinë shqiptare. Edhe të vërbërit e shohin këtë, edhe të shurdhërit e dëgjojnë, por vetëm politika zyrtare, pra Qeveria qëndrore dhe vendore nuk po e ndjejnë, ose po përpiqen ta kamuflojë me propogandë.
Në gjithë botën katastrofa pandemike ka varrosë ekonomitë dhe ka shkaktuar plagë sociale. Krahasuar me periudhën para pandemike afërsisht më shumë se 10 milionë njerëz kanë humbur vëndet e punës vetëm në vëndet e OECD, ku bëjnë pjesë 36 vëndet më të pasura të botës.
Në vëndet më të varfëra, ku bën pjesë edhe Shqipëria, papunësia është akoma më e madhe dhe në rritje, plagët sociale gjithashtu. Kjo shpjegon faktin se edhe në këtë kohë pandemie kërkesat e shqiptarëve për azil janë të mëdha, madje nga më të mëdhatë nëbotë.
Rritja e papunësisë në Shqipëri, thellon varfërinë në vënd, rrënon nivelin e jetesës së njerëzve, ulë kërkesën për konsum, dobëson prodhimin, tregëtinë dhe shërbimet që varen ngakërkesat e njerëzve. Rritja e papunësisë, pra, godet fatalishtgjithë sektorët ekonomik dhe social të vëndit. Në këtë krizë ngaduhet kapur filli?
2. Shtimi dhe shpejtimi i vaksinimit, politika më e mirë
Bazuar në mendimet më të avancuara të ekspertëve të krizavendërkombëtare që po merren intensivisht edhe me krizën globalepandemike, mendohet gjërësisht se rimëkëmbja më e mirë dhemë e shpejtë ekonomike varet kryekëput nga masa dheshpejtësia e vaksinimit të popullsisë. Cdo zhvendosje tjetër nëprioritetet e politikave publike është e pasaktë dhe e gabuar. Cdozhvendosje prioritetesh zgjatë pandeminë dhe për rrjedhojëgjithë pasojat komplekse të saj.
Duke analizuar krizën aktuale pandemike Laurence Boone, eksperte në Grupin e Parisit Chief Economist, thotëse…”Politika më e mirë ekonomike sot është të vaksinohen mëshumë dhe më shpejtë. Nëse ne jemi në luftë me virusin, ne duhett’i japim vetes gjithë burimet e kohës së luftës për prodhimin dhe shpërndarjen e vaksinës”.
Këtë prioritizim për rritje dhe shpejtësim të vaksinimit si rruga e vetme, më e mira dhe më e sigurta edhe për mëkëmbje ekonomike dhe sociale e provojnë vënde si Izraeli që kanë vaksinuar shpejt një numër të madh popullsie. Deri me 8 mars 2021 Izraeli ka vaksinuar thuajse 58 përqind të popullsisë, gjë që e ka ndihmuar të heqë kufizimet për lëvizjen e njerëzve dhe veprimtaria ekonomike është duke marrë rrugën e ripërtërijes së shpejtë. Gjithashtu, këtë po tregon edhe përvoja e vaksinimit të madh dhe të shpejtë në ShBA, të cilat deri në fillim të marsit 2021 kanë vaksinuar 18 përqind të popullsisë. Sikundër në Mbretërinë e Bashkuar ku janë vaksinuar afro 33 përqind e popullsisë. Ndërkohë masë dhe ritme më të ulta vaksinimi kanë Gjermania dhe Franca, diku mbi 6 përqind të vaksinimit të popullsisë.
Situata e masës dhe shpjetësisë së vaksinimit në Shqipëri është, e duhet thënë pa kurrëfarë hezitimi, katastrofale. Numri i vaksinave është fare-fare i papërfillshëm për numrin e popullsisë, aq sa nuk i afrohet gjëkundi as 1 përqind numri total të popullsisë. Janë vaksinuar vetëm bluzat e bardha dhe një grup shumë i vogël të moshuarish. Ndërkohë që edhe rrjeti i kushteve të vaksinimit është tejet i kufizuar dhe i mangët.
Përkundrejt kësaj situate dramatiko-tragjike për popullsinë, shëndetin, ekonominë e jetën sociale të vëndit, Qeveria parashikon skenarin më të mirë realizimin e vaksinimit të plotënë 14 muaj, e në skenarin më të keq në dy vjet. Ndonëse janë skenare në ajër, pa tregues, kontrata, marrëveshje dhe përgatitje paraprake kushtesh vaksinimi si dhe pa një kalendar të mirë-menduar e transparent për target-grupet që duhen vaksionuar prioritarisht, të dy skenaret propabël të Qeverisë janë të trishtuar.
Limitet e kufizuara dhe shpejtësia e ulët e vaksinimit të popullsisë shqiptare do e mbajnë krizën pandemike gjallë e përpasojë do rriten rastet e smundshmërisë dhe të fatalitetit herë pas here. Gjithashtu. do të zmadhohet dhe thellohet gropa ekonomike e sociale e vëndit dhe zgjatja e pasojave të saj në kohë të paparashkuar.
Shkaktarë të kësaj situate katastrofale është vërbëria e politikës shëndetsore të Qeverisë Rama, vonesat në adresimin e kontraktimeve dhe likudimeve financiare paraprake tëvaksinave, paparashikueshmëria e situatës pandemike në vënd, mos përgatitja për variante alternative si dhe dhe e mngësitë në ngritjen e network-ut të përshtatshëm për vaksinim.
Në vënd të përpilimit dhe aplikimit të politikave efikase dhe eficente shëndetsore vaksinuese masive dhe të shpejta, QeveriaRama bën një plan-veprimi propogandistik me ece-e-jake nga Tirana në Aeroportin e Rinasit e prej atje nëpër stadiumet e Shqipërisë ku janë krijuar disa poste vaksinimi për grupe tëpapërfillshme njerëzish. Ngrehina e propogandës nuk e mbulondot gropën e madhe dhe të thellë që po zmadhohet cdo ditë duke rroposur jetët njerëzore, ekonominë dhe aspektet sociale të vëndit.