Ballina Bota Më shumë se gjysma e popullsisë e vaksinuar, Izraeli rihap restorantet dhe...

Më shumë se gjysma e popullsisë e vaksinuar, Izraeli rihap restorantet dhe kafenetë

 

Ndërsa mungesa e dozave të vaksinave po i detyron shumë vende evropiane të vijojnë masat kufizuese, Izraeli rihapet pothuajse tërësisht, falë vaksinimit masiv.

Izraeli ka vaksinuar 5 milionë njerëz, ose më shumë se gjysmën e popullsisë, me të paktën një dozë.

Kryeministri Benyamin Netanyahu tha se deri në fund të prillit, e gjithë popullata do të vaksinohet.

Mirëpo, deri atëherë, ajo bën thirrje që të mbajnë maskat dhe distancën.

Një numër i madh i aktiviteteve ekonomike, përfshirë restorantet, kafenetë, shkollat ​​(në disa zona me shkallë të ulët infeksioni), ambiente kulturore, atraksione turistike do të kthehen në normalitet.

Elementi vendimtar ishte “Green pass” (imunizimi ose rikuperimi nga virusi), i cili iu lejon pronarëve që të kenë një numër më të madh shërbimesh në krahasim me ata që nuk e marrin këtë status.