Nga Agron Shabani
Edhe konceptët, teoritë dhe doktrinat e njohura ushtarake ose luftarake, janë të varura ose lidhura ngushtë me idetë, konceptët, teoritë dhe doktrinat e fushave ose disiplinat tjera shkencore ose humaniste. Sidomos të shkencave politike (politologjike), historike, ushtarake, gjeografike, gjeopolitike, strategjike, ekonomike, teknike, mjekësore, psikologjike, sanitare ose farmaceutike etj. Kështu që idetë, konceptët, doktrinat ose teoritë e njohura ushtarake ose luftarake, ndodhën të varura dhe ndikura nga shumë faktor të ndryshëm kolateral dhe multilateral.
Ndryshe nga kjo, renesansa e cila ka filluar në shekullin XIV (14) dhe ka zgjatur plot dy shekuj ose 2OO vite me radhë, mund të konsiderohet si njëra prej etapava ose periudhave me të plleshme, me reformatore, me evolutive dhe me revolucionare ose restaurore në historinë e pergjithshme të kulturës dhe civilizimit tonë botërorë.
Shpikja e barotit dhe tipogragisë, zbulimi i Amerikës dhe shtetëve ose kontinentëve tjera, kosmologjia ose astrofizika e re e Galileut dhe Kopernikut, iluminati, restaurimi ose reformacioni, zbulimët e reja gjegrafike, shkencore ose humaniste së bashku me një mori risishë ose novitetësh tjera shkencore ose metodologjike: Asokohe e mundësuan ndarjen e shkencës dhe medicinës nga dogmat ose demagogjitë e ndryshme të religjionit, skolastikës, retorikës dhe patetikës mesjetare. Aty i kemi edhe Leonardo da Vinçin, Boçelin, Mikelangjellor Bonarotin etj.
Medicina ose mjekësia kishte zënë të quhej si “skolastikë jetësore” për shkak të lidhje-ndarjeve të saj dialektike, organike dhe empirike me jetën e përditshme ose reale.
Mësimdhënësit ose pedagogët mjekësor ose medicional, asokohe kryesisht i përkthenin, mësonin dhe spjegonin veprat ose mësimet e njohura të shkenctarëve ose dijetarëve të njohur grek, romak, arab ose musliman. Kryesisht ato të Hipokratit, Galenit, Avicienit, Ibn Rushdiut etj. Parimisht ishte e ndaluar praktika, por jo edhe teoria. Feja ose religjioni nuk e lejonin derdhjen e gjakut, shpimin (shpuarjen) e trupit dhe obduksionin. Kështu që deri vonë nepër shkollat ose univerzitetët mjekësore, ishin të ndaluara kirurgjia, anatomia dhe disa lëndë të tjera nga shkenca e medicinës.
Ndërkaq, në periudhën e renesansës, kirurgët do quhën ose titullohën si ‘mjeshtër’ ose ‘maestro’ të zanatit ose profesionit, dhe ishin të bashkuar në kuader të korporatave profesionale. Ndonëse, edhe shkolla e njohur medicionale e Parist, në vitin 13OO, kishte qëndrim negator dhe reaksionar ndaj kirurgjisë.
Anatomia mësohej së bashku me fiziologjinë dhe medicinën e përgjithshme praktike dhe teorike. Tek në gjysmën e dytë të shek.XIII (13) kirurgjia si lëndë ose disiplinë e
Ndërkohë që disekcionet ose obduksionet e para të trupave të vdekur njerëzor nepër fakultetët ose univerzitetët e njohura të Bolonjes, Napolit, Salernos etj., asokohe ishin quajtur si ngjarje senzacionale dhe bombastike, apo si “teatro të anatomisë dhe kirurgjisë”! Edhe në Univerzitetin e njohur të Montpeljes në Francë, dikur ishte futur praktika e lartërmendur italiane e obduksionit dhe disekcionit. Në Moskë, Kijevè, Krakov, Lavov, Granjsk (Dancig) dhe Dnjeper të Rusisë, Ukrainès dhe Polonisè, ndërkaq, në vitin 1669 me dekrete tè posaçme mbretërore ose perandorake, gjithashtu. Enciklopedia e përgjithshme kirurgjike e asaj kohe ndodhët e ndërlidhur me emrin dhe mbiemrin e shkenctarit, pedagogut ose kirurgut të njohur francez, Guy de Chollak ( 13OO-1368)- një studenti dhe pedagogu të shquar të Univerzitetëve të Bolonjes (Itali) dhe Montppeljes (Francë) .
Ndërkaq, në periudhën e Renesansës, emrat më të shquar në fushën e medicinës ishin: iitalianèt Girolamo Fracastoro dhe Leonardo da Vinçi, gjermani (flamani), Andreas Vesalius, anglezi William Harvey, francezi Ambriose Pare, gjermanët Theofrast B. von Hohenheim dhe Phiipp Aurelius-autor të librit të njohur “De Humani Corporis Fabrica”; homologët e tyre rusë dhe polak si George Dragobich Katermak dhe Philipp Lashkovsky, anglezi ose britaniku i shquar T. Sidenham i quajtur asokohe si “Hipokrati anglez ose britanik” , Francis Silvius, Herman Burgave, Bartholini, Stena, De Graafa, Brunner, Wiersung, Whaton, Pachion dhe të tjerë, të cilët mësimet ose leksionët e përgjithshme në fushën e medicinës, thuhet se i kanë marur nga shkenctarorët e njohur arab (musliman) në fushën e anatomisë, kirurgjisë, fiziologjisë ose epidemiologjisë infektive si Ibn Z. Rushdiu, Aviceni, Maimonidezi etj.
Në periudhën e njohur të Humanizmit dhe Renesansës, një epideme (pandemi) e rëndë dhe vdekjepruese e cila erdhi nga kontinenti i madh aziatik, me emrin “vdekja e zezë” ose “kuga”, thonë se atëbotë e pllakosi, gjymtoi, sakatosi ose përgjysmoi popullsinë e Europës! Asokohe (1348-1349 etj.) nga “vdekja e zezë” (kuga) e gjetën vdekjën me tepër se 25 milion njerëz ose qytetar europian etj. Dhe, kjo në një kohë iluminizmi, humanizmi dhe renesanse të përgjithshme në kontinentin e vjetër europian dhe më gjërë, kur do shfaqej pra- mortaja e zezë vdekjepruese! Duke i pllakosur dhe sakatosur kështu kontinentin dhe tërë globin tonë në të gjitha fushat ose drejtimet e mundshme për disa shekuj ose dekada me radhë.
Në ambiente, atmosfera ose situata konfuze, pasigurie ose frike alarmante dhe kaotike, njerëzit zakonisht jetojnë dhe reagojnë në bazë të lutjeve, ëndërrave, pritjeve ose shpresimëve të ndryshme, ndërsa veprojnë ose rezistojnë në bazë të frikës dhe dyshimit të imponuar nga situata e ndodhur dikund në mes ” jetës dhe vdekjës”, ku nuk i dihet dhe s’i besohët më as ditës së nesërme!?
Edhe industria, teknologjia dhe ekonomia botërore, sikur janë vënë përballë kolapsit, bankrotit, të të fikëtit ose infraktit të përgjithëshëm nga “corona virusi”!
Në Kosovë dhe Shqipëri-përballë gënjeshtrës së madhe të “solidaritetit dhe mobilitetit shtetror, nacional dhe institucional” ndaj Corona Virusit, prap po idealizohet, valorizohet, glorifikohet, rimohet dhe bëhet korrektuese gënjeshtra e palès tjetër që e denoncon ose demanton tè parën. Populli ose elektorati shqiptar ose kosovar, edhe kësaj radhe po përballën ose ballfaqohen me populizmin ose të “vërtetën absolute” të njerës palë, si dhe të “vërtetën relative” të palës tjetër.
Nuk ka më as kod dhe as unitet etik dhe estetik, por vetëm epigonizem, recidivizëm ,hedonizèm, makiavelizèm, mazohizèm, nihilizèm, revanshizèm ose zëvëndësim aparent dhe transparent të konceptëve, formulave ose “modeleve” të huazuara nga njëri tjetri ose njëra tjetra si një mish-mash “fragmentesh dramatike” nga paniku ose situata kaotike e shkatuar nga covid 19, pa asnjë kuptim, vizion ose lidhjesh tè mundshme empirike, organike, politike, ordinare, shkencore ose dialektike me njera tjetren. Nuk ka madje më as tendenca ose tentativa serioze dhe relevante për të kthyer tërësinë e mendimit shkencor dhe humanist në instancë ose institucion moral, mendorë ose ideorë (ideologjikë) të Kosovës dhe shqiptarëve në këto kohë krize, paniku, pasigurie dhe recesioni global.
Të nxitur, mërzitur ose stimuluar nga pandemia ose “vdekja e zezë” (kuga) në përiudhën e lartëpërmendur të “Humanizmit” ose “Renesansës”: Thomas More dhe Tomasso Campanella i shruan veprat e njohura “Utopia” dhe “Shteti i Deillit”, ku pos tjerash u shprehën se në rast krizash ose situatash të rënda dhe dramatike të shkaktuara nga luftërat ose pandemitë (epidemitë) e ndryshme vdekjepruse, populli dhe autoritetët e shtetit, duhet të jenë të bashkuar dhe tepër unik me njëri tjetrin, dhe se shteti duhet të këtë rezerva ushqimore, sanitare ose higjienike- sëpakut dyvjeçare, për të mbijetuar ose përballuar krizat ose fatkeqsitë e ndryshme objektive dhe subjektive.
ASh