Ballina Aktualitet SHBA, 1.9 trilionë dollarë për të prekurit nga pandemia

SHBA, 1.9 trilionë dollarë për të prekurit nga pandemia

 

Senati i Shteteve të Bashkuara të amerikës miratoi paketën ekonomike prej 1.9 trilionë dollarësh për të rimëkëmbur vendin nga kriza e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

Plani u miratua me 50 vota pro dhe 49 kundër. Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se miratimi i projektligjit do të ndihmojë në mposhtjen e virusit.

JOE BIDEN

PRESIDENTI I SHBA-së

“Ky plan na vë në një rrugë për të mposhtur virusin, ky plan u jep atyre familjeve që po luftojnë më së shumti këtë krizë  një për të kaluar këto momente të vështira. Burimet në këtë plan gjithashtu do të përdoren për të shpejtuar prodhimin dhe shpërndarjen e vaksinave, në mënyrë që çdo amerikan të vaksinohet sa më shpejt sesa më vonë”

Plani i propozuar nga Presidenti Biden përfshin 400 miliardë dollarë. Ato do t’u shpërndahen qytetarëve te cilët do të përfitojnë një shumë prej 1.400 dollarësh.

Rreth 9 milionë njerëz të cilët kanë mbetur pa punë gjatë kesaj periudhe do të marrin nga 300 dollarë në muaj, ndërsa 350 miliardë dollarë do te shkojne tek qeveritë lokale që kanë mbetur me mangësi në buxhetet e tyre për shkak të pandemisë. Projektligji tashme duhet te miratohet edhe nga Dhoma e Përfaqësuesve.