Ballina Ravijëzime Pse japonezët janë kaq të fiksuar pas orizit?

Pse japonezët janë kaq të fiksuar pas orizit?

 

Kuzhina japoneze nuk imagjinohet pa orizin brenda saj, por jo më kot japonezët e kanë pjesë aq të rëndësishme të dietës së tyre ushqimore. Pse e përdorin kaq shumë?

1- I ndihmon të bien në peshë

Orizi ka pak yndyrë dhe shumë fibra, kombinim perfekt për të hequr kilogramët e tepërt. Eshtë provuar se njerëzit që konsumojnë oriz kafë kanë më pak shanse të shtojnë në peshë krahasuar me të tjerët.

2- I ndihmon të duken më të rinj

Gratë japoneze e përdorin ujin e orizit për të zbutur lëkurën dhe e konsumojnë atë rregullisht për të parandaluar plakjen. Orizi është i pasur me antioksidantë që mbrojnë qelizat e lëkurës nga dëmtimi dhe gjithashtu në zbehjen e rrudhave aktuale.

3- Ndihmon sistemin tretës

I pasur në fibra, orizi ndihmon në rregullimin e tretjes. Pastron trupin nga toksinat, gjë e cila ndikon tek funksionimi i mirë i veshkave.

4- Jep energji

Nëse doni të ndiheni të fuqishëm, shkoni drejt orizit në vend të pijeve energjike. I pasur me karbohidrate, me një pjatë oriz s’do të ndiheni kurrë mjaftueshëm të lodhur.