Ballina Kulturë SHPESH HERË

SHPESH HERË

 

Nga Zenun HYSENUKAJ

Jam fëmijë në plazh
Jam vendim i guximshëm
Jam rreze dielli e ndezur
Jam rrjetë për peshqit zollumqar
Jam kupë për nderë të gjitha grave
Jam hap drejt shansit
Jam kërcim në liri
Jam pëshpëritja në vesh e njeriut
Jam ethe e shpirtit
Jam targë hyrëse për në parajsë
Jam florë që këndoj gjallëri
Jam zjarr dhe ujë.

Jetoj në miqësi me bredhat e vjetër
Rri shtrirë vetëm për të pritur
Lule të mëdhaja më shohin nga lart
Gjemba kacavjerrës zvarriten në prehërin tim

Të gjitha kështjellat e mia shkrihen si bora
Të gjitha ëndërrat e mia rrjedhin si uji

Kam harrue si është fëmijëria
Vetëm di se përkëdheljet më mbajnë të burgosur
E mas temperaturën në ballin e pasionit
E ledhatoj dëshprimin, me shikim vigjëlent
Jam koleksionist i gjërave të çmuara
Hulumtoj dhe mbeten në turbullencë
Pastaj thërras me zë të lartë
O njerëz
Edhe poezia qënka shkencë.

Tiranë, 5 mars 2021