Nga Hamit ALIAJ – Mjeshtër i Madh
Vrite qenin e çartun Imzot
Se edhe qiellin po e msyn
E ka me na i hanger zotat !
Për qiell e për dhé !
Po s’lë kanuni qenin me e vra,
Shoqata e qenve, nuk lë !
E qeni i çartun msyni udhëtarin e parë,
Udhëtari i parë kafshoi udhëtarin e dytë,
I dyti të tretin, i treti …
Në mbrëmje gjithë katundi u çart e lehte si qen,
I u turr deleve çartani i zi,
E delet e terbuara lehnin si qen,
Lehnin krojet ku pinë ujë të çartunit,
Lehte dhia e Paria,huta e lahuta,
Të nesermen ranë shkabat mbi gjahun e tyre,
Këlyshë të vegjël,lepuj,qingja e gjithçka gjetën
Po krejt ishin të trenta,të çartuna,nis e sos,
Shkonin qiellit me to, e qielli lehte,
Leh qielli, Imzot,
Atë e ditë e sot !
4 mars 2021