Ballina Rajoni Post Scriptum: Adem Demaçi, apo Njeriu me diell në sy!

Post Scriptum: Adem Demaçi, apo Njeriu me diell në sy!

 

Nga Agron Shabani

Adem Demaçi me plotë të drejtë mund të quhet kalorës, gardian dhe hero i pavdekshëm i Kosovës dhe shqiptarëve, i cili me tepër e deshti lirinë e rrezikuar individuale ose personale, se sa nënshtrimin ose “robërinë e qetë” të kombit dhe atdheut.

Në luftën ose maratonën e njohur të lirisë dhe pavarësisë së gjithëmbarshme shtetrore, nacionale dhe politike: Adem Demaçi shkëlqeu, briloi dhe triumfoi si intelektual trim dhe si hero i vërtetë, sepse ndoçi yllin e dritës së lirisë individuale dhe kolektive, duke i shporrur dhe lënë pas vetës frikën, dyshimin, nënshtrimin dhe idenë përverse, hamletiane, heterodokse ose bizantine për t’u bërë “dikushi” mbi fatkeqësinë ose kurrizin e thyer të kombit dhe atdheut. Adem Demaçi, triumfoi, sepse ishte gjithëmonë krenar (ballëlartë) dhe me mendje pjellore në rrugën ose misionin e tij. E kishte edhe Zotin me veti.

Në vepren e njohur “Në natyrë” të Heraklitit, nga 13O fragmentët e famshme mbi jetën, botën, natyrën, qenien, materien, krijesën dhe ekzistencën, në fund prap Zoti (Hyji) e merr rolin e merituar ose kryesorë. Përderisa,Talesi (Tali), Kalimahu, Ksenofani, Anaksimanderi, Anaksimedi ose Anaksimesi, kanë dilema dhe ndodhën të preokupuar me hilozoizmin ose animacionin e natyrës dhe gjithësisë ku uji, ajri, zjarri, drita dhe terri e kanë rolin kyç. “Nën ujë dhe nën diell, asgjë nuk është e pamundur dhe finale.”, tha dikur Pitagora.

Sidoqoftë, “me i vjetri, me i moçmi ose me i moshuari nga të gjithë ne është Zoti (Hyji) i cili nuk ka lindur, sepse është i përjetshëm dhe nuk vdes kurrë.”,do shtonin në vazhdim Herakliti dhe Demokriti.

U mor vesh se Perënditë e Olimpit, asnjëherë nuk patën frikë Zeusët e Greqisë. Jo. As z. Demaçi nga “zotërat” ose “zeusët” e Serbisë ose ish Jugosllavisë.

Thonë se Talin (Talesin) në atdheun ose vendlindjen e tij (në Milet) e quanin të huaj, ndërsa në Egjipt dhe gjithandej e quanin turist ose ardhacak.

Në kuadër të studimëve, animacionëve, parabollave, ideve, teorive, vihionëve, inovacionëve dhe ekuacionëve të tij globale ose universale,Talesi asokohe u shpreh se shpirti i njeriut në instancë të fundit ka forcë dhe përmbajtje gravitative ose magnetike në kuptimin e asaj se forcat ose trupat e ndryshme magnetike, me gravitacionin ose magnetizmin e tyre i tërheqin pas vetës trupat tjerë si shpirti trupin e njeriut etj. Prandaj magneti ka shpirtë, ashtu siç ka edhe shpirti magnet i cili e ushqen dhe tërheq ose stimulon trurin në ngritjen ose projeksionin (prodhimin) e ideve ose teorive të ndryshme evolutive, empirike, avangarde, pozitiviste etj.

Se këndejmi, i pyetur asokohe nga të tjerët se ç’është mëse lehti dhe mëse vështiri për njeriun? Talesi (Tali) u përgjigj: “Mëse lehti është të këshillosh, mësosh, qortosh, akuzosh ose kritikosh të tjerët, ndërkaq mëse vështiri është të njohësh, këshillosh, mësosh, qortosh, kritikosh dhe pranosh vetvetën tënde ashtu siç je.”, duke shtuar në vazhdim se “forma ose menyra me e lehtë për t’i përballuar dhe tejkaluar dhembjet ose fatkeqsitë e ndryshme individuale dhe kolektive, është ajo kur nuk i përseritni gabimët ose mëkatët e armiqve, rivalëve ose kundërshtarëve tuaj, dhe kur e shihni dhe vërtetoni se ata janë më të ligjë, më të dobtë ose më të mjerë se ju.” Kjo mbase ishte edhe formula ose filozofia kryesore e Adem Demaçit, i cili nuk e urrejti, nuk e xhelozoi, nuk e nënçmoi dhe s’e poshtëroi askënd. Madje, as armiqt, kundërshtarët, salvuesit, inkuizitorët, përsekutorët ose ekzekutorët e tij.

Ndaj, duke e parafrazuarTalesin:” Nata për të mençurin ose për të diturin- Adem Demaçi, ishte një ditë me herët, ndërsa dita ose drita, një natë me pak.”

Filozofia, sociologjia, psikologjia, andranologjia, antropologjia, epistemologjia, intologjia, gmeseologjia, politologjia dhe shkencat tjera shoqërore ose humaniste, vazhdimish pyesin: A është e mundur dhe si është e mundur që një qenie ose figurë e lartë intelektuale, intelegjente, ushtarak (luftarake), çlirimtare ose patriotike si Adem Demaçi, të gjejë pajtim ose ujdi me botën politike, ligjore, administrative ose juridike, si dhe me rregullat ose ligjët e tyre? A është i dënuar individi intelektual, intelegjent, patriot, luftarak (ushtarak), çlirimtar ose liberator ( si Adem Demaçi etj.)- i cili për të jetësuar ose përjetësuar popullin (kombin) dhe atdheun e tij, është i detyruar t´i shkelë, suprimojë dhe asgjësojë gjithëmonë ose vazhdimisht lirinë, pavarësinë, individualitetin, spontanitetin, autenticitetin, ekskluzivitetin, integritetin, mirëqenien dhe karierën e tij? Gjegjësisht, vetvetën e tij. A është e mundshme ndonjëherë që të kënaqen dhe pajtohen njëkohësisht tre segmentët ose fundamentët e mëdha ose kryesore të shtetit dhe shoqërisë së gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare: Liria individuale, liria globale ose kolektive dhe solidariteti shoqëror ose qytetar? Kjo mbase është njëra prej çështjeve më thelbësore ose esenciale që mund të shtrohet ose parashtrohet në shkencat politike si dhe në shkencat ose disiplinat tjera shoqërore ose qytetare.

Angazhimi dhe kontributi kolosal dhe titanik i z. Demaçi, mund të çmohen dhe vlerësohen gradualisht, me zhvillimin e shoqërisë njerëzore ose qytetare në Kosovë. Duke menduar në thesarin e tij mendor, intelektual, shpirtëror dhe kulturor, jetës dhe veprës së tij, eksluzivitetit, autenticitetit, imdividualitetit, spontanitetit, intimitetit, integritetit, integralitetit, kulturës dhe zhvillimit të personalitetit  të tij etj.

Se këndejmi, parimi i lirisë së ndërgjegjes dhe aryes, i cili përbën gurin themeltar, mbi të cilin qëndron madhështia e vërtetë e çdo kombi dhe shteti, ishte shumë i vlerësuar, madje, gati i shenjtë tek z. Demaçi.

Erich Frommi në veprën e tij “Të jesh apo të kesh”,- në radhë të parë angazhohet për njeriun e lirë, për njeriun e suksesshëm, të pasur, sovran dhe autonom në kuptimin e plotë të fjalës. Për lirinè, guximin, forcën, reflektimet, individualitetin, autenticitetin, subjektivitetin, spontanitetin, dinjitetin, intimitetin, vizionet, idealet, simbolet, eksluzivitetin dhe integritetin e tij optimal ose maksimal. Përgjigjen në pyetjen se çka dhe për çfarë është në të vërtetë njeriu ose indivi intelektual ose intelegjent në shoqëri? Erich Frommi e ngritë, projekton dhe sendërton pikërisht mbi substratin, atitudën, kuptimin dhe dimensionin e gjërë sociopolitik, socioekonomik, sociohistorik, sociogjeografik, sociopsikologjik ,antropologjik ose antropogjenetik etj. Mbase ,mbi themelët dhe analizat e thella sociale, shoqërore dhe psikologjike mbi njeriun dhe shoqërinë e gjërë njerëzore ose qytetare në përgjithësi. Duke iu dhënë gjithmonë përparësi ,ambiguitet ose prioritet të plotë anës humane dhe etike (conditio humana) dhe asaj shkencore dhe metodologjike (sciennce of man) të njeriut ose qenieve njerëzore. Pa i harruar këtu edhe ligjet ose teoritë e njohura evolutive, empirike, rekonstruktive, diakronike, alternative, paradigmatike dhe të tjera. Kjo do thotë se filozofia, socilogjia, psikologjia, antropologjia, ontologjia, gneseologjia, epistemologjia, politologjia, etika, estetika, pedagogjia etj., në rastin e jetës dhe personalitetit monumental ose emblematik tè z. Demaçi, mund të kenë kuptimin, funksionin dhe ndikimin e tyre optimal ose maksimal, varësisht nga përgjigjja që mund të ipet lidhur me pyetjet ose tematikën e mespërme. Ky do duhej të ishte edhe kuptimi ose përceptimi esencial ose substancial i përkufizimit dhe koncepcionit të njohur shkencor ose humanist mbi lirinë, drejtësinë dher barazinë e gjithëmbarëshme njerëzore (qytetae), shtetrore, nacionale, konstitucionale, institucionale, funksionale, politike, diplomatike, historike, gjeografike etj. Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu edhe lirinë, drejtësinë dhe barazinë për të luftuar dhe për të mbrojtur lirinë shtetrore, nacionale, kulturore, politike, historike, teritoriale, gjeografike etj.

Liria e përsonit ose individit, është parakusht themelor ose elementar për lirinë dhe pavarësinë e përgjithshme të kolektivitetit.

Në këtë prizëm, nuk mund të pajtohen dhe krahasohen kurrë egoja, libidoja, intencioni, inerconi, potencioni ose dimensioni i posaçëm evaziv, ablanativ, hipnotik, inhibilitiv, imagjinar ose fiktiv i individit ose kolektivitetit tè caktuar me vlerat, sakrificat, guximin, heroizmin, vetmohimin, dimensionin, globalitetin ose universalitetin e përgjithshëm historik dhe patriotik të Adem Demaçit. Jo, sepse individi dhe kolektiviteti shqiptar ose kosovar, vërtetë mund të bashkohen me të tjerët, vetëm duke i poseduar, njohur dhe pranuar vlerat, parimet, kërkesat, përvojat, sakrificat, deshirat, idealet dhe vizionet e njohura intelektuale, shtetrore, nacionale, politike, ushtarake (luftarake), heroike dhe patriotike tè Adem Demaçit së bashku me frymën e qytetërimit (emancipimit), identitetit, spontanitetit, ekskluzivitetit, integritetit dhe subjektivitetin të njohur shtetror, nacional, kulturor, qytetar ose politik.

Vetëm duke u qytetëruar, edukuar, arsimuar, kultuar dhe emancipuar politikisht, individi dhe kolektiviteti, ia arrijnë të ngritën (ngjiten) dhe largohèn nga ‘foshnjëria’ ose “adoloshenca e përgjithshme politike” që i kanë krijuar dhe fshehur vet.

Vetëm përmes edukatës, kulturës, moralit, disiplinës dhe emancipimit të përgjithshëm, individi dhe kolektiviteti, mund të ngritën ose ikin (largohen) nga kthetërat e ndryshme arbitrare, autoritare ose totalitariste të shqisave, instiktëve ose ndijimëve (ndjenjave) të ndryshme iracionale, negative, subjektive, sugjestive, ablanative, inhibilitive, imagjinare, fiktive, ataviste, mesjetare, primitive, arkaike etj.

T’i pranosh tjetrit vlerat, vetitë dhe cilësitë e njohura çlirimtare (liridashèse), heroike, patriotike, intelektuale, intelegjente dhe të tjera: kjo, do thotë të pranosh të drejtën tènde (individuale ose personale) për edukatë, kulturë, liri, drejtësi dhe barazi. Sepse, njëra nga të drejtat themelore ose bazike të secilit njeri ose popull (komb) veç e veç, përveç lirisë së gjithëmbarëshme objektive dhe subjektive, është edhe e drejta për të pasur mundësi intelektuale, kulturore, profesionale, ushtarake, politike, historike dhe gjeografke për t’a fituar dhe mbrojtur atë liri, drejtèsi dhe barazi.

Morali, karkateri dhe virtyti i larte njerëzor, respektivisht, të pasurit e një force dhe bazament të fortë personal, moral, intelektual dhe profesional, si dhe të përdorurit e maturisë dhe mençurisë në të dyja rastet, në mendime dhe veprime ose reagime, ishin pra çelësi ose formula  kryesore e Adem Demaçit, e cila e hapte portën e lumturisë së  gjithëmbarshme objektive dhe subjektive. Portën e njohur globale ose universale, për t´i lënë të hyjnë vetëm nevojat tona bazike ose ekzistencialiste. Duke i lënë përjashta ose të përjashtuara të gjitha ato që nuk duhen. Pa i harruar këtu edhe mirëshëndetin, karierën, profesionin, imazhin dhe autoritetin e njohur global ose universal të z. Demaçi sè bashku me intelegjencën e brendshme shpirtërore ose emocionale, modelin multifaktorial, stabilitetin e preferuar psikofizik, psikosocial dhe kështu me radhë në kuadrin e faktorëve të tjerë determinant ose paradigmatik.

U mor vesh se politologjia ose shkencat politike e kanë strukturën ose substancën e njohur plurale, primare ose ambivalente të cilat mbështetën ose bazohën në ndërkohë në substratin ose substituin determinant dhe paradigmatik të antagonizmave, divergjencave, kontrasteve, kontraversave ose diskrepancave të ndryshme politike, ushtarake, konceptuale, ideologjike, strategjike, gjeopolitike etj. Globalizimi ose universalizimi plural dhe aksiologjik i vizionëve, idealeve, koncepteve, ideve ose teorive të njohura shkencore dhe humaniste sè bashku me shquarjen, identifikimin, dekodimin dhe artikulimin e përvojave, njohurive (diturive), aftësive ose afinitetëve të njohura objektive dhe subjektive të individit dhe kolektivitetit, si dhe postulimi, ratifikimi, institucionalizimi dhe realizimi praktik dhe teorik i kauzalitetit ose aspiratve dhe interesave më të larta shtetrore, nacionale, politike, strategjike, gjeopolitike dhe të tjera, ndodhën në fokusin ose agjendën kryesore të politologjisë dhe filozofisë politike ose diplomatike. Ndaj, boshti kurrizor i etikës intelektuale dhe patriotike tek z. Demaçi, qëndronte tek fuqia dhe aftësia e tij për universalizimin e koncepteve dhe postulimin e parimeve. Ndërkaq, për të pasur një shtrirje të përgjithshme, idealet dhe vizionet e tij, ishin globale ose universale, të ngritura, projektuara dhe mbështetura në ndërkohëve në ngritjen ose ndërtimin e një etike dhe filozofie globale, universale dhe humaniste në domenin ose kontekstin e një narrativi, gjakimi dhe vizioni të njohur për virtytin dhe idealin përmes një shtegtimi përmasash globale ose universale.

K. Manheim në veprën e tij me titull “Ideologjia dhe Utopia”(1929) parashtron pyetjen: A është e mundur dhe si është e mundur që politologjia ose shkencat politike të kenë strukturën ose substancën e njohur plurale, primare ose ambivalente dhe të mbështetën ose bazohën në ndërkohë në substratin ose substituin determinant dhe paradigmatik të antagonizmave, divergjencave, kontroversave ose diskrepancave të shumëta?!  Në “Politological’s Contribu­tion to New Global Chalenges” ( New Trend) si dhe në “International Perspectives on Global Science Policy and Science Diplomacy” dhe kështu me radhe, mund t’i njohim (zbulojmë) dhe kuptojmë më mirë fenomenët, çështjet dhe aspektët e përgjithshme të mozaikut ose panoramës së përgjithshme shkencore, intelektuale, kulturore dhe politike të Adem Demaçit në raport me të gjitha politikat, pushtetët, konjukturat ose nomenklaturat kosovare dhe të tjera.

Në instanë të fundit, askush nuk është aq i marrë, stupid, nebuloz, demagog, dogmatik, hipokrit, filister, mizantrop dhe paranoid sa për tër të mos i njohur dhe kuptuar intelektin, idealin, vizionin, misionin ose kauzalitetin e njohur çlirimtar dhe patriotik të ADEM DEMAÇIT!

ASh