Ballina ED/OP Edi Rama sot në Bruksel

Edi Rama sot në Bruksel

 

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot do të zhvillojë disa takime në Bruksel.

Sipas TCh, Rama do të jetë i shoqëruar nga Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka. Ata fillimisht do të takohen me Josep Borrel, ministër i BE për Punë të Jashtme, transmeton Klan Kosova.

Në agjendë parashikohet edhe një takim me Ursula von der Leyen presidente e Komisionit Europian.

Ecuria e progresit të Shqipërisë për integrimin në BE, sikurse ecuria e përdorimit të fondeve të BE për rindërtim pas tërmetit janë dy prej çështjeve në diskutim.

Kjo vizitë e kryeministrit ne Bruksel vjen pas disa qëndrimeve kritike nga Rama në adresë të BE-së për mënyrën e padrejtë të shpërndarjes së vaksinës antiCOVID nga BE dhe lënien në harresë të Ballkanit Perëndimor.