Përdoruesit e WhatsApp të cilët nuk pranojnë termat dhe kushtet e azhurnuara deri në 15 maj nuk do të jenë në gjendje të marrin ose dërgojnë mesazhe derisa ta bëjnë këtë.
Llogaria e tyre do të renditet si “joaktive” dhe llogaritë joaktive mund të fshihen pas 120 ditësh. Thirrjet dhe njoftimet do të funksionojnë ende për “një kohë të shkurtër” por sipas TechCrunch, ndoshta kjo gjë do të vazhdojë vetëm “për disa javë”.
WhatsApp njoftoi azhurnimin në janar dhe pati një reagim nga shumë përdorues që menduan se kjo do të thoshte se kompania po planifikonte të ndryshonte sasinë e të dhënave që ndan me kompaninë e saj mëmë, Facebook.
Më vonë sqaroi se nuk ishte kështu dh se azhurnimi kishte për qëllim mundësimin e pagesave qw u duhen bërë bizneseve. WhatsApp tashmë ndan disa informacione me Facebook, të tilla si adresa IP-ja e pajisjes dhe blerjet e bëra përmes platformës.
Por ky nuk është rasti në Evropë dhe Mbretërinë e Bashkuar, ku ekzistojnë ligje të ndryshme të privatësisë. Pas njoftimit fillestar, platforma të tilla si Telegram dhe Signal panë një rritje të madhe të kërkesës ndërsa përdoruesit e WhatsApp kërkuan shërbime alternative të mesazheve të koduara.
WhatsApp vonoi prezantimin fillestar dhe tani ka ndryshuar mënyrën se si po i njofton përdoruesit për ndryshimet.