BE dhe OBSH ka nisur një projekt rajonal me vlerë mbi 7 milion euro për të mbështetur vaksinimin e sigurtë dhe efektiv të popullatave në Ballkanin Perëndimor.

Ky projekt do të ndihmojë në përgatitjen e rajonit për pritjen dhe administrimin efektiv të vaksinave anti-COVID-19, duke përfshirë ato të marra nga COVAX dhe përmes mekanizmit të ndarjes së vaksinave të BE-së me shtetet Anëtare të BE. Kjo gjithashtu do të ndihmojë në përmirësimin e rezistencës së rajonit ndaj emergjencave shëndetësore dhe do ta mbështesë atë në lëvizjen drejt fondeve të qëndrueshme për kujdesin shëndetësor universal.

Komisioneri për fqinjësinë dhe zgjerimin, Olivér Várhelyi u shpreh, se me këtë projekt të ri për të mbështetur fushatat e vaksinimit në Ballkanin Perëndimor në partneritet me OBSH, BE vazhdon të japë angazhimin e saj për të mbështetur partnerët e saj në trajtimin e pandemisë që nga fillimi i saj. Projekti vjen në krye të paketës sonë prej 70 milion € për të mbështetur mundësinë e vaksinave për rajonin dhe për të siguruar pajisjet e nevojshme për fushatat.