Ballina ED/OP Disi ndryshe mbi artin e luftës dhe artin e politikës së lartë...

Disi ndryshe mbi artin e luftës dhe artin e politikës së lartë ose diplomacisë…

 

Nga Agron Shabani

Çdo njeri normal dhe racional në këtë botë ose mbi këtë tokë, i cili i ka vetëm dy fije ose fara truri (jo fara kungulli, pocerrke ose bostoni) në kokën e tij, dhe i ka lëxuar vetëm dy faqe libri ose gazete gjatë tërë jetës së tij, e dinë fortë mirë se Albin Kurti është lider ose politikan i tipit ose formatit (profilit) majtist, revolucionar ose bolshevik. Ndërsa, Vjosa Osmani është epigone ose recidiviste konsistente dhe fanatike e politikës së Ibrahim Rugovës dhe LDK-s, të cilën z. Kurti dhe bashkëpunëtorët ose bashkëmendimtarët e tij, nuk e kanë honepsur as pranuar kurrë. E sot po!?

Ndonëse, në partinë e z. Kurti ka edhe plot anëtar ose politikan me orjentin filoturk, neotoman ose panislamik që i shpërfillin, mohojnë ose injorojnë kryetrimin dhe kryeheroin tonë kombtar, Gjergj Kastriotin, Shën Terezën etj. Ashtu siç ka në grupimin (fraksionin) parlamentar ose politik të znj. Osmani, plot renegat, dezertor ose plagjiator politik të LDK-s që janë futur ose inkuadruar aty për karierë, si dhe për lezete ose qelepire të ndryshme karieriste, materiale, profiteriste etj.

Ndërkohë që të dy bashkëpjesëmarrësit ose bashkëparticipuesit, edhe z. Kurti, edhe z. Osmani, si duket kanè rënë dakord rreth dy çështjeve. Në Kosovë do të sajohet shpejt një “kauzë e re politike” e cila nuk ka ekzistuar kurrë, ndërsa të dyja palët do të nisin menjëherë punën e ngelur përgjysmë- lidhur me shpërnguljen ose dëbimin masivë të komandantëve ose ‘krahut luftarak’ të UÇK-s nga pushteti, parlamenti ose polotika kosovare. Sepse, ashtu sipas tyre e kërkojnë rrethanat ose aktualiteti kosovar.

Me eliminimin e luftëtarëve ose komandantëve të UÇK-s nga parlamenti, pushteti ose politika kosovare, pos tjerash bëhet e pamundur zhbërja e paralajmëruar e tribunalit ose gjykatës speciale, si dhe vazhdimi i “politikës” dhe “filozofisë gandiste” ose pacifiste të Ibrahim Rugovës dhe LDK-s, të përkthyer në kurtha, intriga, dredhi, shantazhe dhe komplote sistematike ndaj ish komandantëve ose udhëheqësve kryesor të UÇK-s, gjegjësisht ne kompromise dhe koncesione të vazhdueshme ndaj Serbisë, në emër të interesave ose “partneritetit strategik” me SHBA-s, Perëndi in dhe Vatikanin etj. Asaj politike qyqare dhe tepër bizare ose bizantine, si duket është në gjëndje për t’iu bashkangjitur në çdo çast ose moment edhe Ramush Haradinaj, nëse e bëjnë (me 7 % të votave të popullit ose elektoratit kosovar)- kryetar ose president të Kosovës. Ramush Haradinaj përndryshe njihet edhe si njëri prej kalorësve ose gardianëve kryesor të “platformës” ose “filozofisë politike” të Rugovës etj.
Ç’është e vërteta, Albin Kurti dhe Vetvendosja, pas puçit ose grushtetit të njohur kundër qeverisë së tyre gjatë vitit të kaluar (2O2O) nga ana e LDK-s, PDK-s, AAK-s dhe Nismës: Me padurim pritën pë t’u rishfaqur me tërë “kapacitetin, potencialin, intelektin, guximin, misionin, narracionin dhe vizionin e tyre liridashës, shtetformues ose patriotik” në muzgun ose buzëmbrëmjen e parë të abortit ose shkurorëzimit të koalicionit qeveritar në mes LDK-s, AAK-s etj., të kryesuar nga Avdullah Hoti.

Në “Politological’s Contribu­tion to New Global Chalenges” ( New Trend) si dhe në “International Perspectives on Global Science Policy and Science Diplomacy” dhe
kështu me radhe, mund t’i njohim (zbulojmë) dhe kuptojmë më mirë fenomenët, paradokset dhe anomalitë e mësipërme reaksionare dhe anakronike së bashku me formulat ose ekuacionet e komplikuara të sistemëve dhe pushtetëve të korruptuara, autoritsae ose totalitariste me shumë të panjohura dhe të papritura në sfond.

“Shumicën e kohës as nuk përpiqem t’i përkthej mè fare fjalët ose mendimet e mia që më qëndrojnë si mjegullinaja nëpër kokë. Ato me dukën të paformë dhe të papëlqyeshme, pastaj kridhen: i harroj shpejt. Pak më parë ndodhèsha tek Kopshti Publik ku rrënja e gështenjës (gènjeshtres) ishte futur thellë në tokë, nën bankinë. Nuk më kujtohej më ne ishin rrënjë e saj. Fjalët ishin zhdukur dhe, bashkë me to, kuptimi i sendeve, mënyrat e përdorimit të tyre, shenjat e dobëta të njohjes që njerëzit kishin përbiruar e përvijuar mbi sipërfaqet e tyre. Rrija ulur, pak i përkulur, me kokën poshtë, i vetëm, përballë asaj mase të errët dhe të nyjëzuar, shëmtirë e tëra, që të fuste frikën. Dhe pastaj, pata atë shkëndijën e ndriçimit. M’u zu fryma. Kurrë, para këtyre ditëve, nuk e kisha parandier se çfarë do të thotë ‘të jesh ose ekzistosh’.” (J. P. Sartre, “Neveria”)

U mor vesh se në Kosovë shkruhet dhe filtët shpesh ose vazhdimisht për frikën, për forma entuziazmi me shfaqje, profile ose manifestime të ndryshme ekstatike ose ekstazike agresiviteti, fataliteti, stupiditeti, nebuloziteti ose iracionaliteti, mbi kurajon përballë kanosjes ose rrezikut individual dhe kolektiv. Ndërkaq, problem kyç ose themelor me të cilin përballen sot (për çastin ose momentin) populli, shtetit, pushteti ose shoqëria e gjithëmbarshme kosovare, pos tjerash është fakti i njohur sipas të cilit atje nuk njihen dhe nuk pranohen faji, llogaridhënia ose përgjithësia personale (individuale) në raport me ngecjet, stagnimet, turbulencat, sfidat, paradokset ose deshtimet e ndryshme globale ose kolektive.

Natyrisht se liderët ose politikanët e ndryshèm kosovar, nuk kanè si tè thuash asnjë problem ose vështirësi të pranojnë rolin vendimtar të papërgjithësisë objektive dhe subjektive në momente, situata, qëndrime dhe vendime të caktuara, por nuk mund të pranojnè mediokritetin, joprofesionalizmin dhe fajin e tyre personal ose individual -lidhur me ngecjet ose dështimet globale ose kolektive si element të veçantë dhe për pasojë, llogaridhënien dhe obligimët e njohura personale, institucionale, ligjore ose konstitucionale të veprimeve, reagimeve, vendimeve ose gabimève të tyre kolaterale, kardinale ose trashanike kundër- popullit (kombit) dhe atdheut.

Në fakt, e pandërgjegjëshmja, iracionalja ose sistemi psiçik autonom, i lindur tek çdo njeri si dhe i karakterizuar nga një lloj energjie e drejtuar, burimuar dhe derivuar prej “egos”, “libidos” ose vetkënaqësisë së pastër personale ose individuale që interferon dhe reflektohet drejtpërsëdrejti edhe në anën seksuale ose erotike (epshet), është natyrisht individualiste dhe tepër egoiste ose egocentrike në esencën ose substancën e saj, do thoshte Frojdi i cili merrej jo vetëm me turma spontane, por edhe me ato “artificiale” që të tjerët do i quajnë kolektivitete të organizuara si shteti, pushteti, kisha, ushtria, xhandarmaria (policia), politika, diplomacia etj.

Kështuqë sipas Frojdit: ajo që e mban së bashku një tërësi ose kolektivitet të tërë, nuk është sugjerimi i thjeshtë hipnotik (një fenomen sipërfaqësor, i derivuar, konzervuar ose ambaluzhuar), por, investimi epshor ndaj figurave të dashura ose jo të dashura nga të gjithë, që përbëjnë një surrogato të babait të madh për fëmijët e vegjël, që e adhurojnë, e ndjejnë të gjithëfuqishëm, ia kanë frikën shumë, por ndërkohë ndjehen edhe të mbrojtur nga ai ose nga ata. Prej respektit ose dashurisë së idealizuar, valorizuar ose glorifikuar ndaj shefit ose padronit, ndjekësit dhe viktimat e tyre shpesh ose vazhdimisht e duan njëri-tjetrin.

Ndaj, për pasojë, nëse ka diçka morale dhe normale ose racionale në fushën ose terrenin e ndërgjegjjes, sipas Frojdit (Freud) është pikërisht përvoja bazë e të pandërgjegjëshmes ose iracionales, përreth të së cilës gjithëçka nga “parimi edipian” duhet të rrotullohet ose rrokulliset në raport me figurat prindërore. Sidomos në marëdhëniet ose raportet protofëminore kundrejt nënës, të cilën vogëlushi (Edipi) do kishte deshirë të donte ose dashuronte në mënyrë ekskluzive dhe ekzotike, dhe ndjenja dashuri-urrejtje ndaj babait, që e nënshtron nënën e tij (Jakosten) si kompeks malicioz dhe surrogativ. Një baba i ndjerë, njëherazi edhe i plotfuqishëm, shumë i dashur, por edhe armik, si babai i Edipit: Domethënë “kompleksi evolutivë” i Edipit i cili rreth moshës pesëvjeçare, do duhej të tejkalohej. Kuptohet, nëse incesti ose inçestuoziteti i pandërgjegjshëm ndaj nënës dhe dashuri-urrejtja ndaj babës (babait) nuk kanë kaluar në ndonjë proces të pandërgjegjshëm, iracional ose neurotiko-hipnotik, ku personi ose individi, të lënduar ose plagosur dikund thellë edhe psiçikisht, edhe moralisht, edhe shpirtërisht ose emocionalisht, do ngelin të atillë deri në tejkalimin eventual të bllokadës foshnjore ose fëminore që ka bllokuar tèrèsisht zhvillimin normal të psiçikës së tyre drejt heteroseksualitetit dhe përtej incestit fëminor, mbipersonal, ose neurotiko-hipnotik.

Uilliam Rajhu (1897-1957) pos tjerash thekson se njeriu tradicional i çfarëdo shtrese ose kategorie qytetare ose politike qoftë ai, sidomos njeriu mikroborgjez ose makroborgjez, është seksualisht një fëmijë i frenuar prej edukimit kristian (nga njëra anë) si dhe prej familjes monogamike (nga ana tjetër), që e shtyjnë tè konsiderojë erotizmin spontan si një të keqe minimale, duke e ekzaltuar ose erotizuar ndrydhjen ose vetështypjen e instikteve dhe spontanitetit të tij. E tërë kjo të ngjanë edhe në hilozoizëm ose në “instanca të larta” abstrakte, imagjinare ose fiktive ku liderët ose politikanët e ndryshëm (kosovar) ngjajnë shpesh në Zotin ose Zeusin që kanë lindur para popullit e para shtetit dhe janë të pavdekshëm ose absolut!

Se këndejmi, Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe të tjerë, ndoshta gjatë karierës së tyre ushtarake (luftarake) dhe politike, mund të kenë bërë gafe ose gabime tëndryshme kardinale ose trashanike. Sigurisht. Ama, figurat ose personalitetët e ndryshme institucionale, funksionale, politike, gazetarekske, publicistike dhe të tjera që i shajnë, minimizojnë, shpifin, kriminalizojnë ose paragjykojnë këta të fundit: Të duken minore, irelevante dhe sporadike-përballë jetës, veprës dhe personalitetit të njohur luftarak (çlirimtar), epik dhe kalorsiak të Ramush Haradinajt, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Fatmir Limajt, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit etj. Pa të keq ndaj askujt!

Ndryshe nga kjo, politika është shkencë ose disiplinë e posaçme e shkencave politike, filozofike dhe tè tjera nè kuptimin aksiologjik (“axios”- diçka me vlera dhe parime tè larta, si dhe me kuptim ekzaltimi ose mrekullie tè pèrgjitjshme), antropologjik (anthropos- njeriu ), metafizik dhe gneseologjiko-epistemologjik (dhunti, talent, narracion, mision, princip ose kriterium i njohur shkencor ose metologjik) i ndarjes ose klasifikimit (principium divisionis) tè monizmit nga dualizmi dhe pluralizmi, tè anès njerèzore ose antropologjike nga ana jonjerèzore ose antropomorfologjike etj.

Ndërkaq, guha është kyçi ose boshti kurrizor i shkencës, edukatës, kulturës, arsimimit, emancipimit, moralit dhe disiplinës së lartë intelektuale, kulturore, qytetare, profesionale, politike, diplomatike etj. Elementi ose instrumenti më i rëndësishëm ose kryesor i dialogut, konsenzusit dhe kompromisit të njohur intelektual, kulturor, qytetar, politik, diplomatik etj. Pse kjo? Sepse, me gjuhë nënkuptojmë luftën dhe paqën, dashurinë dhe urrejtjen, jetën dhe vdekjën, fillimin dhe mbarimin etj.

Ndonëse, disiplinat e njohura shkencore dhe humaniste janë shumë të reja për t´i njohur dhe kuptuar të të gjitha sekretët ose misterët e mundshme të luftërave, konfliktëve, urrejtjeve, xhelozive, averzionëve, fobive, paranojave, sterotipëve, dyshimëve ose paragjykimëve të ndryshme objektive dhe subjektive në mes gupeve, personave, popujve, kombëve, etnive ose shtetëve të ndryshme në çdo kohë dhe hapësirë.

Morali, karkateri dhe virtyti i larte njerëzor, respektivisht, të pasurit e një force dhe bazament të fortë personal, moral, intelektual dhe profesional, si dhe të përdorurit e maturisë dhe mençurisë në të dyja rastet, në mendime dhe veprime ose reagime, është çelësi ose formula  kryesore e cila e hap portën e lumturisë së  gjithëmbarshme objektive dhe subjektive, ose individuale dhe kolektive. E hap portën e njohur globale ose universale, për t´i lënë të hyjnë vetëm nevojat tona bazike ose ekzistencialiste. Duke i lënë përjashta ose të përjashtuara të gjitha ato që nuk duhen. Pa i harruar këtu edhe mirëshëndetin, mirëqenien dhe lumturinë e gjithëmbarshme objektive dhe subjektive të individit dhe kolektivitetit së bashku me familjen, karirën, profesionin, standardin ose kualitetin e njohur jetësor, intelegjencën e brendshme shpirtërore ose emocionale, modelin multifaktorial, stabilitetin e preferuar psikofizik, psikosocial dhe kështu me radhë në kuadrin e faktorëve të tjerë determinant ose paradigmatik.

Izraelitët thonë si me sarkazmë ose ironi se :”aty ku e fusin kokën dhe trupin lufta ose konflikti, politika e lartë ose diplomacia, shpeshherë nuk e fusin as gishtin e vocërr.

Politikanë ose diplomatët e mençur, intelektual, profesional ose intelegjent, flasin të matur dhe në distancë mbi luftën ose konfliktin, duke shkruar, hartuar ose formuluar faqe ose kronika të shkëlqyera mbi paqën, pajtimin, dialogun, konsenzusin, kompromisin etj. Sytë e tyre shohin dikund largë ose tepër thellë, dhe brenda algjebres ose alfabetit të tyre e kanë të bukurën, të dashuren, të mençuren, tè zgjuaren, ekselenten, sublimën, madhështorën, racionalen etj.

Ata flasin ose dialogojnë shpesh edhe me gjuhë të zgjedhur ose elokuente, si dhe me rropatje ose “përplasje indiferente” qerpikësh që mezi i presin fundin ose epilogun e një dialogu (monologu) maratonik mbi shtetin dhe pushtetin, duke i parë, njohur, lëxuar dhe kuptuar mgjarjet, mesazhet, fytyrat, figurat, portretët ose fotografitë e heronjve, aktereve ose protagonisteve të njohur dhe kryesor të ngjarjes ose ndodhjes së bashku me “figurat supreme” ose “madhështore” që i zotèrojnë edhe “mbretëritë e yjeve” së bashku me gjëmimët e motit ose bubullimat e qiellit!  Edhe mbi ato koka të përulura dhe fare bosh që nuk i pren kurrë tehu i shpatës! Edhe mbi qafen dhe kurrizin e thyer ose lakuar, poshtë krahut të së ciliave, si dikurë, si gjithëmonë…edhe sot, prehën tabelat e ligjëve së bashku me gjeometrinë ose gjeografinë e stisur të varrit dhe natës së fundit mbi tokë!

ASh