E diel, 22 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Serbia do të dërgojë vaksina në Mal të Zi

Të mërkurën në Mal të Zi do të mbërrijë kontigjenti i parë me vaksina kundër koronavirusit të cilat janë dhuratë nga Serbia.

Ministrja e Shëndetësisë në Mal të Zi, Jelena Boroviniq-Bojoviq konfirmoi se 2,000 dozat e vaksinës ruse Sputnik V do të mbërrijnë nga Serbia të mërkurën.

“Dy mijë doza tjera do të arrijnë në ditët në vijim. Qeveria ka kryer disa negociata dypalëshe në dy muajt e fundit për të siguruar vaksinën dhe rezultatet e para të tyre janë me Serbinë”, tha ajo.

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq tha se kishte rënë dakord me kryeministren serbe, Ana Bërnabiq, mbi detajet e pranimit të vaksinave.

Abazoviq i tha gazetës “Vijesti” se “Qeveria e Malit të Zi shpreh mirënjohje të thellë për këtë gjest njerëzor”.

Ministrja e Shëndetësisë ka bërë të ditur se Mali i Zi pret furnizim me vaksinën ruse, e cila është siguruar nga negociatat e drejtpërdrejta me Rusinë. Sipas saj, Mali i Zi do të furnizohet edhe me vaksinën kineze dhe të gjermano-amerikane Pfizer/BioNtech.

Mali i Zi, i cili renditet i pari në rajon me 1,376 të infektuar me koronavirus për 100,000 banorë, është ndër vendet e fundit në rajon që fillon imunizimin kundër COVID-19.

Të fundit

  1. Muzikë

    Një tjetër shtet tërhiqet nga "Eurovizion 2027" për këtë arsye jo politike
  2. Këngë

    Dua Lipa zbulon shprehjen shqipe që përdorej më shumë në familjen e saj
  3. Shëndetësi

    A e dini se si ndikon kafja në tretje dhe në bakteret e zorrëve?
  4. Aktualitet

    5 qytetet më të lumtura për turistët, por kush e kryeson renditjen?
  5. Shëndetësi

    Shifra alarmante! Mungesa e hekurit prek mbi 1 miliard njerëz por pse zbulohet kaq vonë?

Më shumë nga Bota