Ballina Aktualitet Revolucion demokratik anti-establishment dhe anti-korrupsion – Nga Prof.Lisen BASHKURTI

Revolucion demokratik anti-establishment dhe anti-korrupsion – Nga Prof.Lisen BASHKURTI

 

Ajo që pritej në Kosovë ndodhi. Vetvendosja me përfshirjen në listën e saj të Vjosa Osmanit dhe të njëgrupi nga Lidhja Demokratike fitoi bindshëm zgjedhjet e 14 shkurtit 2021. Mbështetja popullore për këtëalternativë ishte më e madhe se votat e të gjitha partive tëtjera shqiptare të marra së bashku, LDK, PDK dhe AAK. Ishte kjo një fitore e konsiderueshme, “referendare” sic e quajti lideri i VV, Albin Kurti. Po, përse votuankosovarët?

1.Vote anti-establishment

Prej vitit 2008, kohë kur u shpall pavarësia e Kosovës derinë vitin 2020, Kosova është udhëhequr prejestablishmentit të trashëguar nga paralufta dhe lufta e saj, pra nga Lidhja Demokratike, nga Partia Demokratike dhenga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Këto tre forcapolitike, në formula të ndryshme, herë legjitime dhe herëjo legjitime kanë krijuar koalicione, levizje dhe rotacionenë krye të institucioneve kryesore të Kosovës. Duke u drejtuar nga fare pak figura politike, LDK,PDK dhe AAK krijuan një establishment koracë, të ngurtë, tëpandryshueshëm, pa dinamikë, pa ndryshime dhe pakurrëfarë zhvillimi social-ekonomik për vëndin.

Lidershipi i kësaj treshe, LDK, PDK dhe AAK pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve, pavarësishtdinamikave të votës qytetare, me kompilacione politikenga lart-poshtë e sundoi Kosovën jo bazuar në parimetEvropiane të qeverisjes, në legjitimitet, transparencë, llogaridhënie dhe gjithëpërfshirje. Kompilacionet politikekrijuan një establishment nga lart-poshtë që ushqeu keqqeverisjen e vëndit, me fryrje politike të administratësqëndrore dhe me nepotizëm, krahinarizëm e familjarizëm.

Establishmenti i fosilizuar dhe politizuar deri në ekstremsolli në administratën qëndrore dhe vendore rritje tëinjorancës dhe paaftësisë në drejtimin, administrimin dhemenagjimin e politikave publike, për pasojë rënie tëtheksuar të ekonomisë, të punëve sociale, arsimit dheshëndetsisë. Në tërësi Kosova nisi të bjerë në rënie të lirë. U rrit papunësia, varfëria, depresioni i rinisë dheemigrimi.

Në politikën e jashtme dhe diplomaci rënia ishte edhe mëe madhe. Kosova nisi të bëjë hapa prapa në procesin e njohjeve ndërkombëtare. U izolua në procesin e integrimitnë organizatat ndërkombëtare dhe rajonale. Ngecitërësisht në procesin e liberalizimit të vizave për në BE. Dialogu me Serbinë u fut në spirale të erreta dhe tëpaqarta, në alternativa dhe skenare të rrezikshme përKosovën, Ballkanin dhe mbarë Evropën. U vunë në pyetjepavarësia, sovraniteti dhe integriteti territorial i vëndit. Reputacioni ndërkombëtar i Kosovës nisi të dëmtohejseriozisht.

Ndërkohë diplomacia e Kosovës, në të dy dimensionet, nëMinistrinë e Jashtme dhe në trupin diplomatik tëakredituar jashtë Kosovës u shndërrua në një sipërmarrjepër dhurata e shpërblime politike dhe personale ose mësaktë u bë një zgjatim i nepotizmit, krahinarizmit e familjarizmit të brëndshëm në shërbimin e jashtëmdiplomatik. E keqja e administratës diplomatike brënda nëMPJ u transferua edhe jashtë në ambasada e kosullata.

Pra establishmenti i vjetër në Kosovë u atrofizua tërësishtdhe mori me vete në këtë rrugë atrofizimi gjithë vëndin. Kishte ardhur koha për t’i thënëmjaftdhe qytetarët e Kosovës e kuptuan dhe reaguan me votën e tyre të lirëdhe demokratike për ta realizuar këtë vendim. Vota e 14 shkurtit i thamjaftestablishmentit të vjetëruar, tëfosilizuar dhe të atrofizuar nga paaftësia dhepapërgjegjshmëria, nga nepotizmi, krahinarizmi dhefamiljarizmi.

2. Votë antikorrupsion

Një nga plagët e hapura në Kosovë nga establishmenti ivjetër është korrupsioni dhe krimi i organizuar. Këto dyplagë kanë prekur gjithë sistemin kapilar të politikës dhetë institucioneve të politizuara publike të Kosovës. Liderëtpolitik të establishmentit të vjetër shfrytëzuan konjukturate tranzicionit të administrative nga ish-Jugosllavia, teUNMIK e prej këtij të fundit te institucionet vendore përtë tjetërsuar pasuritë e pronat publike të Kosovës, për tëprivatizuar dhe administruar ato si një mall pa zot. Gjithcka u kap nga politika.

E keqja, korrupsioni e krimi i organizuar u shtrinë si virus kapilarisht në të gjithë institucionet politike e shtetërore, duke e shndërruar vëndin në një truall të vjedhur e plackitur barbarisht nga fare pak duar dhe enturazhet e tyre.

E keqja më e madhe ishte zhytja në korrupsion dhe krim e shumë kontigjenteve të dala nga lufta clirimtare e Kosovës. Nën petkun e luftës, të meritave, të skarificave, nën aureolen e martirëve dhe dëshmorëve të rënë, nënidentifikimit të veteranit dhe të invalidit u krijua njënetwork korruptiv dhe kriminal që udhëhiqej, mbrohejdhe justifikohej nga lidershipi i establishment të vjetër tëKosovës. Nga kjo rrëshqitje morale, ‘luftëtarët’ e luftës u bënë biznesmenë, bosë, me prona, toka, vila në fshatra e qytete, me veshje fashion dhe makina luksi mijra eurosh. Kështu u krijua një zingjir nga lart-poshtë. Nga kjo lidhjenjëra dorë fëlliqte dorën tjetër dhe të dyja së bashkufëlliqnin fytyrën e gjithë shtetit të Kosovës.        

Korrupsioni ushqen krimin e organizuar dhe ky i fundit, nga ana tjetër, mbështetet te korrupsioni. Prona, pasuritëdhe paratë publike në Kosovë u inkriminuan në një masëtë konsiderueshme. Krimi i organizuar nisi të gjallërohejparalelisht me korrupsionin e lartë dhe kapilar. Mungesa e institucioneve të pavarura, profesionale dhe me integritettë drejtësisë dhe kapja e tyre nga establishmenti politik e shtetëror i krijuan klimë të lirë lulëzimit të korrupsionitdhe krimit të organizuar. U dobësua shteti i drejtës, u cënuan liritë dhe drejtat e njeriut, u rrezikua ekonomiae tregut lirë.  

Koha erdhi që këtyre problemeve të rënda t’i jepej njëgoditje e fortë mbarë popullore. Dhe kjo ndodhi me 14 shkurt me votën e lirë dhe të ndershme qytetare nëKosovë. Vota referendare ishte votë anti-korrupsion dhekrim të organizuar. Ose me fjalë të tjera ishte votë përshtetin e drejtës, për lirinë e drejtat e njeriut, përekonominë e tregut lirë, pra, për ngjalljen e shpresësmbarë popullore për ndryshim të thellë, të gjërë dhe tëshpejtë.

3. Votë për tre prioritete

Në fushatën elektorale partitë politike në Kosovë hapënthasët e premtimeve. Por, qytetarët e Kosovën u treguanmjaft të zgjuar për të bërë seleksionimn e tyre, bazuar nëprioritetet themelore. Kështu Vetevendosje. Albin Kurti, së bashku me Vjosa Osmanin u votuan kryesisht për treprioritete: së pari, për anti-korrupsion e anti-krim tëorganizuar, pra për c’kapjen e politikës dhe shtetit prejtyre; së dyti, për mëkëmbjen e ekonomisë dhe zgjidhjevesociale, pra për papunësisë, varfërinë, arsimin dheshëndetsinë; së treti, për zgjidhjen e problemevendërkombëtare, pra për normalizmin e marrëdhënieve me Serbinë, zgjerimin e njohjeve ndërkombëtare dheintegrimin në organizatat rajonale dhe ndërkombëtare.

Këto tre prioritete janë sfida të mëdha për qeverinë e re tëdalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 në Kosovë. Renditjae prioriteteve tregon se ndryshimi madh në Kosovë fillonnga zgjidhjet e brëndshme. Vëndi ka nevojë për njëqeverisje të re, me parime evropiane të qarta me legjitimitet, transparencë, përgjegjshmëri dhegjithëpërfshirje. Vëndi ka nevojë për rimëkëmbjeekonomike dhe sociale, thellë, gjërë dhe shpejtë. ngjallë shpresa te qytetarët për jetë, liri, siguri, punëe mirëqënie vëndin e tyre.

E, pastaj, natyrisht Kosova ka nevojë edhe për zgjidhjetndërkombëtare, sic janë thellimi dhe zgjerimi imarrëdhenieve me Shqipërinë, zhvillimi i dialogut me Serbinë për njohje reciproke, përparimi i integrimit BE dhe NATO si dhe fuqizimi i marrëdhënieve strategjike me ShBA. Prioriteti për zgjidhjet ndërkombëtare lypet paraprihet nga dy prioritetet e tjera, pasi vetëm njëKosovë me mirëqeverisje evropiane, pa korrupsion dhekrim organizuar, me zhvillim qëndrueshëmekonomik dhe social, me shtet drejtës dhe liri e drejta njeriu do mund ketë dinjitetit dhe autoritetinndërkombëtar për zgjidhur problemet ndërkombëtare ne interes qytetarëve dhe shtetit te vet dhe përputhjeme parimet, vlerat e normat ndërkombëtare.